Zbuloni kush janë dietat e pasura që ulin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dieta e pasur me perime, drithëra dhe bizele, mund ta zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrëve te meshkujt me më shumë se një të pestën, sipas një studimi të gjerë amerikan. Kanceri kolorektal është formacion tumoral me qeliza atipike që ritet në murin e zorrës së trashë, dhe duke u zhvilluar prek gradualisht të gjithë murin e saj, duke u përhapur lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit.

Dieta e pasur me perime, drithëra dhe bizele, mund ta zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrëve te meshkujt me më shumë se një të pestën, sipas një studimi të gjerë amerikan.

Kanceri kolorektal është formacion tumoral me qeliza atipike që ritet në murin e zorrës së trashë, dhe duke u zhvilluar prek gradualisht të gjithë murin e saj, duke u përhapur lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit.

Studimi, në të cilin janë përfshirë 79.950 meshkuj (dhe 93.475 femra) në Shtetet e Bashkuara, zbuloi se ata që hanin ushqime më të shëndetshme me bazë bimore kishin një rrezik më të ulët prej 22% për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë (kolorektal), në krahasim me ata që hanin më pak ushqime të tilla.

“Kanceri kolorektal është kanceri i tretë më i shpeshtë në mbarë botën dhe rreziku i zhvillimit të kancerit kolorektal gjatë gjithë jetës, është një në 23 për meshkujt dhe një në 25 për femrat”, ka thënë autori i studimit, Jihye Kim, nga Universiteti Kyung Hee në Korenë e Jugut, citon The Guardian.

Hulumtimet kanë treguar se ushqimi i dobët është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për kancerin e zorrës së trashë. Për fat të mirë, ka shumë ushqime që mund t’i përfshijmë në dietën tonë të përditshme për ta luftuar këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Lexo edhe :  Vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar mbi 2.5 milion jetë

Siç shpjegojnë dietologët, marrja e disa ushqimeve mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, këto janë: fasulet, bishtajoret, frutat e malit, frutat arrore, karotat, spinaqi dhe brokoli.

Ekipi i shkencëtarëve arriti në përfundimin se lidhja mes dietës dhe zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë është më e qartë te popullata mashkullore, ku rreziku i këtij lloj kanceri është më i lartë.

Për qëllimet e studimit, të publikuar në revistën BMC Medicine, të anketuarit iu përgjigjën disa pyetjeve: sa shpesh hanë ushqime dhe pije të caktuara nga një listë me më shumë se 180 artikuj, si dhe madhësinë e porcioneve.

Supozojmë se antioksidantët nga ushqimet, si pemët, perimet dhe drithërat, kontribuojnë në reduktimin e rrezikut të zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, sepse ato shtypin zhvillimin e inflamacionit kronik, i cili mund të rezultojë në kancer.

Duke marrë parasysh se një rrezik më i lartë i kancerit të zorrës së trashë është vërejtur te meshkujt sesa te femrat, rezultatet e hulumtimit mund të kontribuojnë në sqarimin se pse konsumimi i sasive më të mëdha të ushqimeve të shëndetshme bimore lidhet me një rrezik të reduktuar të kancerit të zorrës së trashë te meshkujt, por jo dhe te femrat./O.S

Të fundit

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV