Braho shpërthen ndaj Berishës/ Njeri frikacak, të merret si Nano dhe ta përplasin në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Spartak Braho e cilëson ish-kryeministrin Sali Berisha si një frikacak që ka frikë nga drejtësia e se nuk mban fjalën e dhënë. Në një studio televizive, Braho tha se duhet ta marrin dhe ta flakin në qeli. Braho u shpreh se nëse vazhdon me këtë mendje, që nuk njeh vendimet e gjykatës, paraqet një rrezikshmëri.

‘SPAK nuk kishte si vepronte ndryshe. Mori veprime që kishin të bënim me kufizime të lëvizjes së Sali Berishës e ndaloi të dilte jashtë shtetit. Nuk i zbatoi me kokëfortësi. Në këtë kushte SPAK nuk mund të luajë me veten dhe ishte i detyruar që të luante me forcimin e masave. Ka thënë që unë do t’i bindem vendimit të parlamentit. Ky nuk është burrë, një cop frikacaku që ka frikë nga drejtësia të paraqitet. Nuk e mban fjalën e dhënë. Nuk ja vlen të mbash Sali Berishën në qeli, pasi për shkak të moshës ka një dispozitë. Jo në çdo rast mund ta marrë parasysh. Të marrin ta flakin dhe në qeli, ta provojë edhe qelinë.

Nëse vazhdon me këtë mendje që nuk njeh vendimet e gjykatës. Ky pastaj paraqet një rrezikshmëri më të shtuar. Le të shkojë ta provojë një herë. Do të njoftohet SPAK në rrugë shkresore. Ka të drejtë Berisha ta ankimojë këtë vendim. Padia është në GJK, deri në këtë fazë nuk ka vendime të tilla nga GJK. Kështu është vepruar për Nanon e morën nga zyra e prokurorit e çuan në burg. Normalisht do të ecet në këtë rrugë që do të miratohet vendimi nga parlamenti. Ndryshe thotë në mëngjes ndryshe thotë në darkë. Ende nuk është në pozitën e të pandehurit, por është 2 mm larg fakti që atij t’i hiqet imuniteti e t’i komunikohet akuza. Avokatët duhet ta kishin këshilluar Berishën të mos bëjë këto karagjozllëqe. Kjo rëndon pozitën e tij rëndësi kanë provat.’- tha Braho./e.t

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV