“Jemi në mina”/ Ja si Berisha dhe Meta thurën planin e ekzekutimit të Haklajve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra dosje të vrasjeve pa autor në Tropojë pas viteve 1997 pritet të rihapen, ndërkohë që SPAK, ka në hetim vrasjet e katër vëllezërve të familjes Haklaj, pas denoncimit ndaj Sali Berishës nga motra e madhe e tyre, Aishe Haklaj që dëshmoi në prill të këtij viti.

“Janë 200 të vrarë në Tropojë. Aq dihen por ka dhe më shumë.” Kështu deklaroi avokati Idajet Beqiri në një studio televizive ndërsa kërkoi që SPAK të nisë hetimin për zbardhjen e ngjarjeve pa autor.

“Zanafilla nisi nga mitingu i famshëm që të gjithë shqiptarët e dinë se kanë parë dhe videon. Ne pamë dhe videon që u zhvillua kundër Izet Haxhisë që Berisha urdhëroi njerëzit e vetë kur iu prish mitingu në Tropojë dhe mitingu nuk iu prish se donte të prishte mitingun Haklaj… Berisha është agjent i vjetër serb dhe i ka shërbyer, ka marrë dhe shpërblim. Familjes Haklaj i ka thënë ju jeni bashkëpunëtorë të Serbisë. Duke hedhur të tilla insinuate atëherë kjo familje që ka qenë nga më të mirat në Gjakovë kjo nuk mund ta duronte një gjë të tillë dhe i ka dhënë një mësim Saliut në miting me një zbrazje atomatiku në ajër. I ka thënë bëj kujdes se ne e dimë kush është serbi i vërtetë.

Pas kësaj ngjarje u dha urdhër. Nuk kaloi shumë kohë dhe ai u vra. Lidhet dhe me tjetrën që kjo familje Haklaj, Shkëlqimi, Fatmiri e shpëtuan Shqipërinë nga lufta që veriu do bënte në Vlorë kundër jugut sepse Saliu dha urdhër të bënte mobilizimin e djemve të Tropojës për të luftuar kundër vlonjatëve. Kjo familje, Fatmiri me shokë e ndali këtë gjë”.

Lexo edhe :  U shkarkua nga dekriminalizimi/ Agim Kajmaku përfiton 30 mijë € dëmshpërblim nga KQZ

“Dihen kush janë ekzekutorët dhe organizatorët. Asgjë nuk duhet të dalë jashtë kontekstit. Ishte koha kur Berisha e konsideronte UÇK pjellë të Beogradit. Në këtë kohë kanë ndodhur dhe ngjarjet. Orientimi ishte dhënë dhe në gazetën RD të asaj kohe. Ishte mbjellë e gjithë fara që i hidhej, ishte e tillë si të krijonin terrenin për të shfarosur Haklajt. Por në këtë mënyrë çarmatosnin UÇK. Këtu bashkëpunëtorë janë dhe të tjerë. Berisha me Metën bashkohen dhe bëjnë planin sesi të ekzekutohen Haklajt. Këto janë nga dosjet që unë kam në duar dhe nga ata njerëz që janë pranë Berishës. Është e domosdoshme që këto vrasje të zbardhen. Numri i të kallëzuarve është 24. Por ka pasur më shumë. Të kesh 200 të vrarë në zonën më pjellore, atdhetare të Shqipërisë. Problemi është kush e futi Tropojën dhe djemtë e Tropojës në vrasje zinxhir. Këto vrasje duhen zbuluar se jemi në mina. Ata që kanë vrarë të vrasin përsëri”, shtoi Beqiri./e.t

Të fundit

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

Nga: Emirjon Senja Entuziazmi për përdorimin e algoritmeve për të parashikuar sjelljen e qytetarëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve devijante,...

Zyrtare, Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, i cili do të ulet që...

U lirua me kusht nga burgu/ Berisha rikthen me urgjencë Salianjin në detyrë

Kreu i PD Sali baerisham, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ish-deputeti Ervin Salainji, i cili vetëm pak më parë u lirua...

Spiropali: SPAK dhe GJKKO i kanë dhënë më shumë legjitimet procesit të integrimit në BE

Duke vlerësuar arritjet e deritanishme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, Spiropali tha se Kuvendi ndan të njëjtin vlerësim me raportin e...

Berisha sulmon dhe fyen kreun e SPAK-ut/ Altin Troplini është Irena me pantallona!

Kryetari i PD-së hodhi akuza të rënda edhe ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, për çështjen e pasaportës së Irena Gjokës, duke thënë se...

Lajme të tjera

Web TV