Dhënia e dhuratave rrit lumturinë, sipas studimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studimet thonë se dhënia e dhuratave rrit lumturinë! Le ta pranojmë që shumë prej nesh janë rritur me idenë se të japësh është më mirë se të marrësh.

“Akti i dhënies së një dhurate të cakuar përmirëson lumturinë tuaj,” thotë Michael Norton, një psikolog që jep mësim në Harvard Business School. Në një eksperiment të realizuar nga një grup studiuesish ku u përfshinë rreth 700 pjesëmarrës të zgjedhur rastësisht, u caktua si mision blerja e një dhurate për veten dhe një person të panjohur.

Pas përfundimit të eksperimentit, pjesëmarrësit thanë se u ndjen më të lumtur për dhuratat që blenë për të huajt, sesa për veten. Dhënia e dhuratave për të tjerët çoi në një nxitje të konsiderueshme të lumturisë, ndërsa shpenzimi për veten nuk solli asnjë reagim.

Si të veproni me dhuratat, që të përjetoni gjithë lumturinë e mundshme?

-Mund të bëni dhurata jo vetëm për festa, ditëlindje apo raste të caktuara, por edhe në situata kur thjesht kujtoheni për një person në një periudhë të caktuar të vitit.

-Mos harroni që nuk duhet të shpenzoni shumë që të bëni dikë të lumtur! Mjafton që dhuratën ta mbështillni me një letër të bukur, me ngjyra dhe shkëlqim dhe me siguri që sytë e personit që e merr do të mbeten gjatë aty.

-Në vend të dhuratave materiale, provo t’i japësh dikujt një biletë për të vizituar një park, një shfaqje ose një muze.

-Nëse jeni të mërzitur nga rutina, kujtojini vetes se kjo është një mundësi për të treguar dashuri, mirënjohje dhe bujari ndaj njerëzve më të rëndësishëm në jetën tuaj. Provoni t’u dhuroni një biletë udhëtimi!

Lexo edhe :  ‘Prindërit Panda’, stili i prindërimit ledhatues e të butë

-Kur njerëzve u jepet diçka, ata kanë më shumë gjasa ta kthejnë atë. Reciprociteti është themeli i marrëdhënieve të mira dhe kur e rrethojmë veten me njerëz bujarë, priremi të ndjejmë të njëjtën gjë. Por, sa herë dhuroni diçka, mos prisni doemos të merrni diçka në këmbim./E.Ç

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV