Kejvina Kthella është një nga vajzat më të komentuara të botës së showbiz-it.
Kjo për shkak të natyrës së saj provokuese, si dhe për shkak të deklaratave që bën herë pas herë.
Së fundmi modelja ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave, por jo me foto të nxehta siç ndodh zakonisht.
Dhurata që ajo ka kërkuar për Krishtlindje është ajo çka e ka bërë bukuroshen bjonde të përflitet në mediat rozë.
Kejvina ka kërkuar një makinë Bentley për festat e fundvitit. Këtë e ka bërë nëpërmjet një videoje të Paris Hilton, të cilën e ka publikuar në Instastory./ S.M