“Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Hasani uron Tiranën dhe Erion Veliaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar Tiranën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për shpalljen e “Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025” nga Unioni Mesdhetar.

Në një postim në rrjetin social “X”, ministri Hasani shkruan se vizioni europian për Tiranën do të shfaqë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë Mesdheun.

“Urimet më të përzemërta për Tiranën dhe Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për shpalljen e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025 nga Unioni për Mesdheun. Vizioni europian për Tiranën do të shfaqë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë rajonin e Mesdheut”, shkruan ministri Hasani.

 

Më herët gjatë ditës së sotme, lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk e ka fshehur entuziazmin për titullin e ri që do të mbajë kryeqyteti i shqiptarëve.

“Hej grupi, jemi shumë të gëzuar në Bashkinë e Tiranës. Sapo kemi marrë lajmin që Tirana është fituese për titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” për 2025. Mbas Vitit të Rinisë dhe Vitit të Sportit, në vitin 2024 do të presim B40, që është shoqata më e madhe e bashkive në rajon, ku Tirana mban Presidencën, do të bëhemi gati për një super vit 2025, ku Tirana jo vetëm do të shkëlqejë, siç ka shkëlqyer gjithë këto kohë, por do të ketë aktivitetin kulturor më të pasur në Mesdhe. I gjithë Mesdheu do të jetë në Tiranë për kulturën që ofron Tirana, kryeqyteti ynë. Forca dhe gëzuar. Urime të gjithëve!”, u shpreh Veliaj./O.S

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV