Mbyllja e Albanologjisë/ Akademia e Shkencave vë në lupë punonjësit: Sillni CV-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademia e Shkencave vë në lupë të gjithë punonjësit shkencorë të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Një vendim i datës 19 dhjetor që mban firmën e Skënder Gjinushit, de facto, do të vendosë se cilët nga punonjësit shkencorë do t’i rrinë kostumit të qepur nga Akademia e Shkencave, në kuadër të shkrirjes së miratuar me VKM.

Sipas vendimit me numër protokolli 918, Gjinushi autorizon ngritjen e dy komisioneve që do të marrin në shqyrtim punonjësit shkencorë.

Komisioni i parë, i përbërë nga Adem Bunguri, Aleksandër Dhima, Marenglen Verli dhe Paskal Milo do të vendosë për punonjësit shkencorë të Institutit të Arkeologjisë dhe Historisë.

Një tjetër komision, i përbërë nga Ethem Likaj, Afërdita Onuzi, Josif Papagjoni dhe Valter Memisha do të vendosë për punonjësit shkencorë të Instituteve të Gjuhësisë, Letërsisë, Antropologjisë dhe Qendrën e Enciklopedisë.

Sipas vendimit, kërkuesit shkencorë duhet që deri në datën 23 dhjetor të dorëzojnë pranë komisioneve vlerësuese, një CV, një listë të botimeve të tyre shkencore, pasqyrën e veprimtarisë së katër viteve të fundit dhe nëse komisioni e sheh të arsyeshme në raste të veçanta do të zhvillojë edhe intervista pune, çka sugjeron se të gjithë janë tashmë të pasigurt.

Vetëm tri ditë më pas, më 26 dhjetor, komisionet do t’i dorëzojnë vlerësimet Gjinushit, kreu i Akademisë dhe Memishës, rektor në detyrë i Albanologjisë.

 

 

Vendimi i Gjinushit lë të paqartë, së pari ku bazohet pasi nuk ka një VKM që sqaron ristrukturimin e instituteve albanologjike në njësi, dhe së dyti, se cili është fati i punonjësve shkencorë pas vlerësimeve e komisioneve.

Vendimi po aq sa i hap udhë shkrirjes, edhe vë në teh të thikës lirinë akademike, për të cilën, vkm-ja që i jep akademisë institutet u pa me kritika që në krye.

Të fundit

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Një ruse provon pushime në Korenë e Veriut, e para në histori!

Koreja e Veriut ka hapur dyert për turistët rusë dhe ndër të parët që e shfrytëzoi këtë mundësi ishte 33-vjeçarja Anastasiya Samsonova. Ajo kaloi...

Gjyqtari pranon se ka favorizuar Messin, ja marrëveshja që bëri me argjentinasin

Një gjyqtar tashmë në pension ka zbuluar se si ai favorizoi hapur Lionel Messin në një ndeshje, pasi argjentinasi pranoi t’i jepte fanellën e...

Lajme të tjera

Web TV