Moti i keq në vend, ja si paraqitet situata me rrugët në disa qarqe

Të gjitha akset rrugore janë të hapura në qarkun e Kukësit. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Po kështu, edhe në bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç 5 abonentë të fshatit Bele Nj.Ad Zapod, bashkia Kukës.

Nuk paraqitet asnjë problem as me ujin e pijshëm. /   S.M