Në vitin 2022, pagat reale në 9 qarqe të vendit shënuan ulje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presionet mbi tregun e punës dhe sidomos fuqinë punëtore nuk kanë pasur efekt të ndryshimi i pagave reale në shumicën e qarqeve të vendit vitin e kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, paga mesatare mujore bruto vitin e kaluar u rrit me 8.2 për qind, teksa inflacioni mesatar vjetor me 2022 ishte 6.7 për qind, duke bërë që paga reale në rang kombëtar të jetë vendi të jetë rritur vetëm 1.5 për qind.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se në nga 12 qarqe të vendit në 9 prej tyre pagat janë rritur më pak se inflacioni, duke ndikuar që paga reale në pjesën dërmuese të vendit ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2021.

Rënia më e madhe ishte e pranishme në qarkun e Kukësit ku pagat mesatare mujore bruto u rriten me vetëm 2.7% për qind, teksa inflacioni ishte 6.7%, paga reale në këtë qark ka pësuar rënie me 4% vitin e kaluar.

 

 

Kjo rënie vjen në një kohë kur qarku verilindor ka nivelin më të lartë të varfërisë në vend dhe i vetmi më rënie ekonomike në periudhën 2013-2021.

Më rënie të pagës reale janë edhe qarqet Elbasanit, Fierit, Dibrës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Vlorës, Lezhës dhe Beratit.

Vetëm qarqet e Durrësit dhe Tiranës shënuan rritje reale të pagave me shumë se mesatarja kombëtare përkatësisht me 11 dhe 9 për qind. Krahasimi me inflacionin tregon se në Durrës paga mesatare vitin e kaluar u rrit vetëm me 4.3 për qind në Tiranë paga reale u rrit vetëm me 2.3%.

Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2022 ishte 61.898 lekë. Qarku i Tiranës ka pagën mesatare mujore më të lartë, (69.743 lekë), ndërsa qarqet Shkodër dhe Lezhë kishin pagën më të ulët (afërsisht 49.223 lekë dhe 49.711 lekë). Krahasuar me mesataren mujore në nivel kombëtar, qarku i Tiranës ka pagën mesatare mujore më të lartë me 12,7%, ndërsa qarku i Shkodrës ka pagën më të ulët 20,5%.

Lexo edhe :  KAS shqyrton dhe ankimimin për Dibrën/ PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qark! KQZ

Referuar të dhënave sipas gjinisë, gjatë vitit 2022, meshkujt kanë nivelin e pagave më të lartë në qarkun e Tiranës (72.333 lekë) dhe më të ulët në qarkun e Lezhës (49.135 lekë).

Pagat e punonjësve femra ishin përgjithësisht më të ulëta se ato të punonjësve meshkuj, por gjithashtu gratë kishin nivelin më të lartë të pagave në qarkun e Tiranës (66.911 lekë) dhe më të ulët në qarkun e Shkodrës (48.879 lekë).

Në qarkun e Gjirokastër, meshkujt paguhen më shumë se femrat me rreth 12,76%, ndërsa në qarkun e Lezhës meshkujt paguhen më pak se femrat me -4%.

Studimet mbi pagën mesatare mujore bruto tregojnë se grup-aktiviteti Informacioni dhe komunikacioni; Veprimtari financiare dhe të sigurimit; Veprimtari të pasurive të paluajtshme, shkencore, profesionale dhe teknike, Shërbimeve administrative dhe mbështetëse ka paga më të larta se sektorët e tjerë. Ndërsa pagat më të ulëta janë në sektorin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit./Monitor/kb

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV