Si do të rishpërndahet buxheti, institucionet që u hiqen dhe ato që u shtohen fondet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2023 dhe disa institucioneve u janë hequr një pjesë e parave që u ishin dhënë me herët. Ministrisë së Mbrojtjes i janë hequr 4.1 miliardë lekë, ndërsa asaj të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 1.2 miliardë. Më shumë se 1.1 miliardë lekë i janë hequr Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, 592.4 milionë Bujqësisë, 110 milionë Arsimit. Po ashtu 13.2 milionë lekë i janë hequr Presidencës.

Këto para që i janë hequr këtyre institucioneve, kanë shkuar për institucione të tjera. Gati 6.5 miliardë lekë i janë shtuar ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Ministrisë së Brendshme gati 718 milionë lekë.

Ndërkohë, qeveria i ka shtuar një fond prej 2.2 miliard lekësh 61 bashkive, duke marrë parasysh vështirësitë financiare dhe detyrimet e prapambetura.

Durrësi është bashkia që do të marrë më shumë para, 127.7 milionë lekë, ndjekur nga Elbasani me gati 102 milionë dhe Shkodra me 96.1 milionë lekë.

Gati 90 milionë lekë i janë shtuar Fierit, 81.7 milionë Vlorës dhe 76.6 milionë Kamzës. Tirana është përjashtuar nga këto fonde, për shkak se bashkia e kryeqytetit vijon të ketë financa të qëndrueshme.

Nga rishikimi i fundit i buxhetit që rishpërndau rreth 20 miliardë lekë, 3 miliardë lekë do t’i shtohen edhe Albcontrol, 1 miliardë pagave të magjistratëve dhe 200 milionë lekë federatës Shqiptare të Futbollit.

Shtresave në nevojë do iu ndahet një fond prej 1.4 miliard lekësh në të ashtuquajturës “Paketa e Solidariteti”/  S.M

Të fundit

Riaktivizohen zjarret në Drenovë të Mallakastrës, zjarrfikësit në terren

Ditën e djeshme forcat zjarrfikëse arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, por mësohet se vatra...

“Ka shkelur djersën e Adriatik Lapajt”, themeluesi i Nisma Thurje sulmon Endri Shabanin

Bashkëthemeluesi i Nisma Thurje, Napolon Laska, i ka dedikuar një shkrim në Facebook kreut të kësaj partie, Endri Shabani, duke shkruar se ky i...

Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në aeroportin e Vlorës

Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë nisjes së qarkullimit ndërkombëtar...

2 trilionë euro, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së 2028-2034

Ursula von der Leyen ka zbuluar propozimin e saj për buxhetin e ri të Bashkimit Evropian me vlerë 2 trilionë euro midis viteve...

Arlind Qori: Rama tani të marrë një shërbëtor ta ndihmojë në tualet

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama me helikopter në Vlorë. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Lajme të tjera

Web TV