Drake deklaron se dëshiron të vijë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drake ka shprehur interes për të bërë turne në Evropë vitin e ardhshëm pas serisë së koncerteve të përbashkëta me J. Cole që përfundon në mars.

Gjatë një interviste në “Kick” me Roshtein që u transmetua të hënën (18 dhjetor), reperi kanadez zbuloi planet për të zgjeruar koncertet e tij në anën tjetër të Atlantikut dhe më tej.

“Unë mendoj se do të bëj turne në Evropë”, i tha ai prezantuesit, përpara se ta sqaronte atë me më shumë siguri.

“Oh, ndoshta kjo është një ekskluzivitet — po, oh, unë me siguri do të bëj një turne në Evropë vitin e ardhshëm… padyshim kemi një turne që do të fillojë në janar”, tha Drake.

E teksa përmendi shtetet që mezi pret t’i vizitojë, Drake theksoi ndër to edhe Shqipërinë – si një vend që nuk e ka vizituar kurrë, por që dëshiron të shkojë.

“Por dua të udhëtoj në shumë. Nuk kam qenë në shumë vende. Nuk kam qenë kurrë në Itali, kurrë në Tokio, kurrë në Shqipëri”, tha reperi i hitit “Kiki”.

Drake ka treguar një afeksion të madh për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Kjo pasi në këngën “Polar Opposites” të albumit të tij më të fundit, reperi i njohur përmend kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Dhe jo vetëm kaq, në klipin që shoqëron këtë këngë, ai u shfaq i veshur me një xhaketë të kuqe e cila kishte simbolin e shqiponjës së zezë të shtypur mbrapa./E.Ç

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.6 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për sot, 24 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e luajtur në “Diego...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

Lajme të tjera

Web TV