E bujshme/ Inter Miami ribashkon Luis Suarezin dhe Leo Messin në MLS

Skuadra e Major League Soccer (MLS), Inter Miami, ka nënshkruar një nga marrëveshjet më ikonike të dekadës. Klubi i David Beckhamit ka bashkuar Lionel Messin me Luis Suarezin. Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, uruguaiani ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me opsion zgjatjen më tej.

8 herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi është pa dyshim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe me mbërritjen tek Inter Miami klubi nga Florida fitoi trofeun e parë.

Tek kjo skuadër janë transferuar gjithashtu Jordi Alba e Sergio Busquets, praktikisht gjysma e Barcelonës së viteve më parë.

Luis Suarez u largua nga Atletico Madridi në qershor 2022 dhe u kthye në klubin e tij të fëmijërisë, në Uruguaj, te Nacional, skuadër me të cilën fitoi titullit, duke shënuar 8 gola në 14 paraqitje.