Emrat/ Tentuan ekzekutimin e Xhevdet Plakut, GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurimit për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni, dhe tre të arrestuarit e tjerë; Dejvi Gjermeni, Rexhep Rapi, Algert Rapi, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura me gjyqtare Etleva Dedën dhe prokurore të SPAK, Doloreza Musabelliun.

Zbërthimi i komunikimeve në rrjetin SKY ka zbuluar se ‘Kep Arapi’ në bashkëpunim me nipin Gert Arapi dhe punonjësin e Policisë Dedan Gjoni kanë tentuar eliminimin e Xhevdet Plakut, me të cilin Rexhep Arapi ishte në një konflikt që prej vitit 2014 kur iu vra në Itali i vëllai Sali Arapi dhe i dyshuar ishte pikërisht objektivi i cili nga gjykata italiane kishte marrë pafajsinë./O.S