A e shkurtojnë jetën gjenet që rrisin fertilitetin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Mutacionet gjenetike të lidhura me fertilitetin mund të luajnë një rol të dëmshëm më vonë në jetë: një shpjegim i mundshëm për plakjen.

Pse plakemi ? Në vitin 1957, biologu amerikan George Williams parashtroi një hipotezë interesante: mutacionet gjenetike që kontribuojnë në plakje mund të favorizohen nga seleksionimi natyror nëse ato sjellin me vete edhe një avantazh – atë të inkurajimit të fertilitetit, qoftë duke nxitur riprodhimin në moshë të re ose nga promovimi i konceptimit të fëmijëve të shumëfishtë.

Me fjalë të tjera, variantet gjenetike që rrisin fertilitetin kur jeni i ri mund të jenë të pafavorshme më vonë në jetë dhe të lidhen me një jetëgjatësi më të shkurtër. Quhet teoria e pleiotropizmit antagonist dhe ka gjetur konfirmim të rëndësishëm në një studim të botuar së fundmi në Science Advances .

NJË QËLLIM I VETËM. ” Përzgjedhja natyrore kujdeset më shumë për riprodhimin,” thotë Jianzhi Zhang, një ekolog dhe biolog evolucionar në Universitetin e Miçiganit dhe autor i studimit. “Prandaj mutacionet që janë të dobishme për riprodhimin, por që mund të jenë të dëmshme pas kësaj faze, janë ende të përzgjedhura”. Në studimin e ri, Zhang dhe kolegët testuan hipotezën e Williams mbi të dhënat gjenetike, riprodhuese dhe jetëgjatësinë nga 276,406 pjesëmarrës në bazën e të dhënave të Biobank në Mbretërinë e Bashkuar , një arkiv i rëndësishëm biomjekësor në shkallë të gjerë. 

NJË BATANIJE SHUMË E SHKURTËR. Shkencëtarët zgjodhën pjesëmarrës me origjinë evropiane të lindur midis 1940 dhe 1969 dhe për secilin ata llogaritën numrin total të varianteve gjenetike të lidhura me shëndetin riprodhues. Sa më i lartë të ishte “rezultati” që merrte secili person, aq më shumë kishte gjasa që ai person të kishte qenë pjellor për një kohë të gjatë. Pas mbledhjes së informacionit mbi jetëgjatësinë e pjesëmarrësve, ekipi kuptoi se ata që shënuan rezultate më të larta në shëndetin riprodhues kishin gjithashtu më pak gjasa të jetonin pas moshës 76 vjeç krahasuar me pjesëmarrësit me më pak variante gjenetike miqësore për fertilitetin. Prandaj, mutacionet gjenetike të lidhura me pjellorinë më të madhe do të lidhen negativisht me jetëgjatësinë.

Lexo edhe :  Një problem për të porsalindurit që trajtohen me antibiotikë

JO VETËM GJENITË.  Prandaj, gjetjet mbështesin hipotezën e Williams për plakjen si çmimi që duhet paguar për një shëndet më të mirë riprodhues. Megjithatë, si pjelloria ashtu edhe jetëgjatësia ndikohen kryesisht nga faktorët mjedisorë dhe jo vetëm gjenetika. Në të vërtetë, krahasuar me ndikimin e faktorëve mjedisorë si kontracepsioni dhe mënyra e jetesës në zgjedhjet riprodhuese, ose përparimet në shkencën mjekësore mbi jetëgjatësinë, faktorët gjenetikë të përfshirë në studim luajnë një rol dytësor.

Përshtatur nga Fokus.it/O.S

Të fundit

Çfarë problemesh kanë qytetarët e Tiranës para 11 majit?

Barometri Euronews-Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë...

Video/ Panik në oqean: Një kroçiere me turistë goditet nga dallgët gjigante

Një kroçiere ekspedite, Ocean Explorer, kaloi Ngushticën e rrezikshme të Drake-ut dhe u godit nga dallgë deri në 12 metra të larta, duke shkaktuar...

Donald Trump sulmon sërish Harvardin: Pedagogë idiotë, u mësojnë studentëve dështimin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër sulm të ashpër ndaj Universitetit të Harvardit, duke e cilësuar atë si një...

“Saliu sillet si vajzë që fejohet për pasuri”, Çupi për lidhjen Berisha–LaCivita

Në një intervistë për një emision televiziv analisti Frrok Çupi, komentoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur tek daljet e Berishës në fushatë më...

Vatikani vendos arkitektin e Sagrada Famílias në rrugën drejt shenjtërisë

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas, i quajtur prej kohësh “arkitekti i Zotit” për dizajnimin e Sagrada Família në Barcelonë, është vendosur në rrugën...

Lajme të tjera

Web TV