“Paralizohet” Elbasani, radhë kilometrike në hyrje dhe dalje të qytetit

Situata e trafikut në autostradën Tiranë-Elbasan është katastrofike. Aktualisht në këtë segment radha e automjeteve është kilometrike gati deri tek Tuneli.

Bllokimi i trafikut ndodh tek rrethrrotullimi i Krrabës-Tunel-Elbasan. Më pas trafiku vijon tek rrethrrotullimi i dytë tek ish Metalurgjiku.

Bllokimi në këto dy rrethrrotullime ndodh për shkak të ngushitmit të autostradës me një korsi por dhe si pasojë e fluksit të madh të mjeteve.

Një tjetër faktor është dhe mungesa e policisë, gjë që ka bërë që situata të kthehet në katastrofike.

Dhjetra kilometra radhë dhe autostrada është totalisht e bllokuar.

Iu bëjmë apel qytetarëve të shmanginn lëvizjen pasi do të qëndrojnë me orë të tëra në trafik dhe lëvizja është shumë e vështirë dhe fluksi i autmjeteve është shumë i madh./   S.M