Masa e arrestit/ Çfarë pritet të ndodhë javën e fundit të vitit me “non-gratën” dhe PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protestat e opozitës do të vijojnë edhe këtë javë të fundvitit 2023. Pas protestave javën që lamë pas, një para Kuvendit në kohën kur në Komisionin e Mandateve po shqyrtohej kërkesa e SPAK për heqjen e imuntetit ndaj Sali Berishës dhe protesta tjetër ditën e enjte para Parlamentit kur u votua heqja e imunitetit të Berishës, do të kemi edhe një protestë që është paralajmëruar dhe më herët.

Ditën e mërkurë në orën 09:00 përpara Gjykatës së Lartë, Partia Demokratike e udhëhequr nga Berisha do të mbledhë sërish mbështetësit. Në këtë ditë, në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet seanca vendimtare për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Nën motot “O sot o kurrë” dhe “Opozita në aksion”, Rithemelimi fton të gjithë qytetarët, jo vetëm demokratë të protestojnë përpara Gjykatës.

Sakaq, gjatë javës që vjen do të ketë edhe një zhvillim të rëndësishëm, pasi më datën 26 dhjetor GJKKO do të vendos masën e arrestit ndaj Berishës.

Pas aprovimit të Parlamentit, SPAK dërgoi kërkesën në GJKKO, e cila në seancën e së martës do vendosë masën për ish-kryeministrin, që me shumë mundësi të do jetë ajo e “Arrestit në shtëpi”./E.T

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV