Mesazh në vigjilje të Krishtlindjes/Papa: Zemra jonë është në Betlehem, i themi jo luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zemra jonë sonte është në Betlehem”. Kështu e nisi Papa Françesku meshën në Katedralen e Shën Pjetrit në prag të Krishtlindjes, duke kujtuar qytetin ku Jezusi lindi në Bregun Perëndimor, por ku nuk do të ketë festime në shenjë solidariteti për situatën në Gaza.

Zemra jonë sonte është në Betlehem, ku Princi i Paqes është ende i refuzuar nga logjika humbëse e luftës, me zhurmën e armëve që edhe sot e pengojnë atë të gjejë strehim në botë”, tha Ati i Shenjtë.

Më pas ai duke evokuar “kontekstin në të cilin lindi Jezusi”, kujtoi se mbretërit në histori kanë zgjedhur rrugën e shkurtër duke luftuar për t’iu imponuar njerëzve ndërsa Zoti u bë një me ta duke sjellë paqen.

Ndërsa perandori numëron banorët e botës, Zoti hyn pothuajse fshehurazi; Teksa ata që urdhërojnë përpiqen të udhëheqin mes të mëdhenjve të historisë, Mbreti i historisë zgjedh rrugën e vogëlsisë. Asnjë nga të fuqishmit nuk e vëren atë, vetëm disa barinj, të zbritur në margjinat e jetës shoqërore. Për më tepër, Jezusi me përulësi e lejon veten të numërohet. Një ndër të shumtët. Ne nuk shohim një Perëndi të zemëruar që ndëshkon, por Zotin e mëshirshëm që mishërohet, që hyn në botë i dobët, i paraprirë nga pohimi: ‘Në tokë paqe për njerëzit’“, u shpreh Papa.

Këtu është çudia e Krishtlindjes”, – tregoi Ati i Shenjtë – “jo një përzierje e afeksioneve sakarine dhe rehatisë së kësaj bote, por butësia e paparë e Zotit që shpëton botën duke u mishëruar”.

Le të shikojmë fëmijën, le të shohim grazhdin e tij. le të shikojmë skenën e lindjes, të cilën engjëjt e quajnë “shenjë”, është në fakt sinjali zbulues i fytyrës së Zotit, i cili është dhembshuri dhe mëshirë, i plotfuqishëm gjithmonë dhe vetëm në dashuri.”/E.T

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV