Sa lloj qelizash ka në trurin tonë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Atlasi më i plotë i qelizave të trurit të njeriut ka identifikuar mbi 3000 lloje të ndryshme. Zbulimi do të ndihmojë në identifikimin e mutacioneve specifike që shkaktojnë sëmundje të tilla si Alzheimer ose Parkinson.

Truri është organi më kompleks dhe më misterioz që kemi dhe, për këtë arsye, studimi i tij vazhdon të na japë informacione të reja themelore për të zbuluar se si rritet dhe funksionon Studimi i fundit i rëndësishëm u krye nga një ekip studiuesish nga Instituti Karolinska (Suedi) – së bashku me shkencëtarë të tjerë nga qendra të ndryshme kërkimore në mbarë botën – të cilët hartuan për herë të parë të gjitha llojet e qelizave të pranishme në trurin e njeriut . 

Nga kjo hartë e re doli se ka më shumë se 3000 qeliza të trurit të njeriut, një numër shumë më i madh se sa pritej. Në fakt, neuronet nuk janë të gjithë njësoj, dhe shkencëtarët kanë kërkuar, për secilin lloj, cilat funksione kryejnë, duke karakterizuar proteinat ( dhe për rrjedhojë gjenet aktive në çdo lloj qelize).

MUTACIONET DHE SËMUNDJET. Deri më tani, korteksi cerebral ishte studiuar kryesisht, në të cilin ishin identifikuar “vetëm” rreth njëqind lloje qelizash. Tani, hulumtimi i ri ka zgjeruar fushën e hetimit në të gjithë trurin (rreth njëqind zona të studiuara). Kështu u kuptua, për shembull, se edhe zonat më arkaike nga ana evolucionare janë në realitet jashtëzakonisht komplekse.

Harta gjithnjë e më e detajuar e trurit të njeriut do të shërbejë gjithashtu për të kuptuar më mirë se cilat qeliza janë më të prekura nga mutacionet specifike që shkaktojnë sëmundje neurologjike si Alzheimer ose Parkinson .Përshtatur nga Fokus.it/O.S

Të fundit

Gazment Bardhi mishëron krizën e deputetëve të PD-së

Nga Namir Lapardhaja Në intervistën e tij të fundit, Gazment Bardhi ka shkuar më larg se çdo deputet tjetër i Partisë...

SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike. Ai akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, kryer në...

Trump: Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se të dyja palët si Izraeli ashtu edhe Irani, kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme. Duke folur...

‘Turpi i rinumërimit!’/ Braçe ankohet për votat: Po më shpallen të pavlefshme

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sot në rrjetet sociale duke ngritur akuza për procesin e rinumërimit të votave të 11 majit. Pas...

Publikimi i tezave të lëndëve me zgjedhje, Ministria: Nuk është cënuar procesi i testimit

Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka dalë me një njoftim zyrtar, që pas publikimit të disa prej tezave të lëndëve me zgjedhje, për të...

Lajme të tjera

Web TV