Jens Lehmann, ish-portieri gjerman, është gjobitur me 420 mijë euro nga një gjykatë në Starnberg, për shkak të një konflikti me një fqinj të tijin.
E dyta është për mashtrim me një parkim në aeroportin e Mynihut. “Bild”, gjithashtu specifikon se “një dëshmitar raportoi se çfarë mashtrimi përdori Lehmann për të shmangur tarifat e parkimit”.
Ajo që e tradhtoi ish-portierin ishte vëzhgimi me video. Ndaj Jens Lehmann, tashmë 54 vjeç, ishin ngritur akuza penale nga ana e fqinjit, ndaj të cilit do të paguajë pjesën më të madhe të gjobës.
54-vjeçari ka veshur fanellat e klubeve si Schalke 04, Borussia Dortmund, Milan, Arsenal dhe Stuttgart./E.T