Kontrabandë me fishekzjarre, elektroshtëpiake dhe pije alkoolike, procedohen 5 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimet e DVP Durrës dhe të DVKM Durrës, kontrolle të shtuara në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për parandalimin e kontrabandimit të mallrave dhe të tregtimit të tyre në kundërshtim me ligjin.

-Goditen në Port Durrës, 2 raste të kontrabandës së mallrave të ndryshme (për disa prej tyre paguhet akcizë).

Sekuestrohen 600 fishekzjarrë, pajisje elektroshtëpiake, pije alkoolike dhe mallra të tjera. Procedohen penalisht 3 shtetas (2 drejtuesit e autobusit dhe drejtuesi i automjetit, ku u gjetën këto mallra).

-Goditen edhe 2 raste të shitjes së mallrave të ndryshme të kontrabanduara, pa pullë fiskale. Procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontrolle në port Durrës dhe në subjekte të ndryshme tregtare, për të evidentuar raste të kontrabandimit të mallrave dhe të tregtimit të tyre në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i kontrolleve me metoda bashkëkohore, shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës kanë goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave, për të cilat janë proceduar penalisht shtetasit:

1.C., 24-vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 6 kuti me nga 100 fishekzjarrë secila, të padeklaruara;

2.A., 57 vjeç dhe Xh. H., 32-vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në autobusin e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 200 shishe me pije të ndryshme alkoolike, pajisje të ndryshme elektroshtëpiake (mallra për të cilat paguhet akcizë) dhe mallra të tjera të padeklaruara.

Lexo edhe :  Tronditet Lezha/ Ekzekutohet te dera e shtëpisë 57-vjeçari (EMRI)

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve në terren, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë goditur 2 raste të shitjes së mallrave të kontrabanduara, për të cilat janë proceduar penalisht shtetasit:

1.Ç., 39-vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën pije të ndryshme alkoolike të kontrabanduara, pa pullë fiskale, të cilat ky shtetas i shiste duke fshehur të ardhurat;

2.V., 33-vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën qindra paketa me cigare, të kontrabanduara, pa pullë fiskale, të cilat ky shtetas po i transportonte me qëllim shitjen.

Në përfundim të veprimeve procedurale, fishekzjarrët dhe mallrat e tjera u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./e.t

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV