Presidenti palestinez Abbas:Ajo që po ndodh shkon përtej katastrofës,SHBA po zgjat luftën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Autoritetit Palestinez, në një deklaratë ditën e sotme e cilësoi luftën në Gaza si një krim të rëndë kundër popullsisë së vet, të paprecedentë në historinë e vendit.

Ndërsa akuzoi Uashingtonin se po zgjaste vuajtjet duke kundërshtuar rezolutat për armëpushim, Abbas tha se ajo që po ndodhte shkonte përtej katastrofës dhe përtej asgjësimit.

Dhe tmerret duket se nuk do të përfundojnë në të ardhmen e afërt, teksa Izraeli paralajmëroi se lufta do të vijonte edhe për shumë muaj të tjerë.

“Ne nuk do të ndalemi. Nuk ekziston diçka të tillë. Nuk do të ndalemi. Lufta do të vazhdojë deri në fund”, tha Natanyahu.

Ndërkohë paktën 241 janë vrarë dhe 400 janë plagosur gjatë 24 orëve në Rripin e Gazës.

Bilanci i së martës ishte tragjik në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite ka zgjeruar operacion ushtarak. Tel Avivi bëri të ditur se kishte goditur më shumë se 100 pozicione të Hamasit, me shpërthime të forta që u dëgjuan edhe në orët e para të së mërkurës.

Forcat e mbrojtjes e kanë intensifikuar fushatën gjatë periudhës festive, veçanërisht në zonat jugore dhe qendrore të territorit. Të paktën 6 persona u vranë edhe në Bregun e pushtuar Perëndimore, pasi Izraeli ndërmori një sulm me dron në kampin e refugjatëve të Nur Shams./O.S

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV