Fazë përgatitore jashtë Shqipërisë, Shehi fiton kohë për të “ndezur” Partizanin

Partizani nisi një kapitull të ri, teksa emëroi Orges Shehin si trajnerin e ri të skuadrës. Kampionët në fuqi do tentojnë që edhe këtë sezon të përsërisin suksesin e vitit të shkuar, ndonëse deri në fund është një rrugë e gjatë dhe formati i ri i komplikon akoma dhe më tepër gjërat.

Të kuqtë nuk duan të humbasin kohë dhe vijojnë përgatitjet edhe gjatë ndërprejes së kampionatit, teksa do të bëjnë dhe një mini-fazë përgatitore në Turqi. Skuadra e kuqe do të udhëtojë mbrëmjen e një janarit, për të qëndruar rreth 10 ditë në një kompleks ku skuadra të jetë totalisht e fokusuar tek përgatitjet.

Trajneri Oreges Shehi do ketë mundësinë për t’u njohur me skuadrën më mirë, por dhe për të parë se ku janë repartet se ku nevojitet për të ndërhyrë, e për të përmirësuar ekipin. Aktualisht, Partizani ndodhet në vendin e dytë në kuotën e 32 pikëve, 5 më pak se Egnatia që pozicionohet e para në klaisifkim.