Hapet tenderi me vlerë 356 milionë euro për projektin hekurudhor Vorë-Hani i Hotit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në faqen e bankës europiane për rindërtim dhe zhvillim është hapur tenderin për përgatitjen, rishikimin e dizajnit, mbështetjen dhe monitorimin e projektit.

Tenderi është me dy faza dhe do të jetë i hapur deri më 31 janar për të gjithë konsulentët e interesuar, ndërsa autoriteti kontraktues është kompania publike “Hekurudhat shqiptare.”

Ky është një nga projektet më të mëdha që bëhet në sektorin hekurudhor pas tranzicionit, ndërsa në buxhet kostoja totale e tij është parashikuar në 380 milionë euro, me tre institucione financuese si Banka Europiane Për rindërtim dhe Zhvillim, Korniza e Investimeve për BP dhe Banka europiane e e Investimeve. Gjysma e shumës do të jenë grante nga këto institucione, ndërsa pjesa tjetër kredi.

Afatet buxhetore tregojnë se viti 2024 do të jetë i gjithi teknik dhe procedural për zgjedhjen e operatorëve fitues, ndërsa në 2025-ën pritet të fillojnë punimet.

Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore. Pjesa më e madhe do të përfshijë rehabilitimin e linjës ekzistuese. Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut./O.S

Të fundit

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Një ruse provon pushime në Korenë e Veriut, e para në histori!

Koreja e Veriut ka hapur dyert për turistët rusë dhe ndër të parët që e shfrytëzoi këtë mundësi ishte 33-vjeçarja Anastasiya Samsonova. Ajo kaloi...

Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Juventus po diskutojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre, që do t’i kënaqte të gjitha palët. Tashmë...

Lajme të tjera

Web TV