Shprehjet që tregojnë se një person është i/e vetmuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetmia është kthyer në një epidemi vitet e fundit dhe ndikimi i saj në jetën e gjithkujt është shkatërrues. Por ndodh që jo jo gjithmonë e qartë kur një person ndjen izolim ose po përjeton depresion. Për ta kuptuar këtë, ja 11 shprehjet e zakonshme që sinjalizojnë vetminë e një personi, sipas psikologëve.

#1 “Unë jam i/e vetmuar”

Disa persona janë më të përmbajtur kur flasin për vetminë, e të tjerë tregohen të drejtpërdrejtë sesi ndihen. Çdo qasje është e vlefshme, por është detyra juaj që t’i dëgjoni dhe t’i ndihmoni këta persona.

#2 “Jam mirë, thjesht jam i/e lodhur”

Mund të jetë e besueshme si thënie, por arsyeja themelore për këtë lodhje mund të jetë vetmia.

#3 “Kam nevojë për disa miq”

Ju mund ta dëgjoni këtë shprehje veçanërisht gjatë sezonit të pushimeve dhe të festave. Çdo mjedis social dhe çdo ambient pushimi mund të jetë një kujtesë e asaj që dikush nuk e ka.

#4 “Çfarë do bësh këtë fundjavë?”

Ndonjëherë, kjo pyetje është thjesht miqësore dhe i paraprin një ftese për të dalë. Herë të tjera, është një zile alarmi që një shok apo mik po ndihet i/e izoluar.

#5 “A do bësh ndonjë gjë sot?”

Kjo shprehje tregon nevojën e një personi për takim, lidhje dhe miqësi.

#6 “Unë kurrë nuk kam plane”

Sipas psikologëve, kjo tregon se një person do të donte të kishte një kalendar me ngjarje dhe aktivitete, ndaj është një tjetër shenjë e vetmisë.

#7 “Jam i/e mërzitur”

Këto tre fjalë mund të jenë një pranim i vetmisë.

#8 “Askush nuk kujdeset për mua”

Kjo frazë duhet marrë seriozisht sepse është një alarm i kuq që dikush po ndihet i/e vetmuar dhe pa asnjë person që kujdeset për të.

Lexo edhe :  Vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar mbi 2.5 milion jetë

#9 “Askush nuk do e vinte re mungesën time”

Kjo shprehje është një shenjë se një person është në ankth dhe po përjeton depresion.

#10 “Jam i/e zënë me punë”

Mund të jetë e vërtetë, por disa njerëz përdorin punën për të maskuar vetminë.

#11 “Nuk ndihem mirë. Thjesht dua të shkoj në shtëpi”

Sëmundja ndodh, por nëse një person largohet gjithnjë herët nga një ambient me miq dhe njerëz të njohur, kjo mund të jetë një arsye që të gërmoni më thellë në situatën e tjetrit./E.Ç

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV