Në botë janë mbi 8 miliardë banorë, sa është rritur popullsia gjatë vitit 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Popullsia e botës u rrit me 75 milionë banorë gjatë vitit 2023 dhe në ditën e parë të vitit 2024 bota do të ketë mbi 8 miliardë banorë, sipas shifrave të publikuara nga agjencia amerikane e statistikave të enjten.

Ritmi i rritjes së popullsisë së botës në vitin 2023 ishte pak më pak se 1 për qind. Në fillim të vitit 2024, në botë do të ketë 4.3 lindje dhe 2 vdekje në sekondë, thotë byroja amerikane e popullsisë.

Ritmi i rritjes së popullsisë në Shtetet e Bashkuar në vitin 2023 ishte në nivelin 0.53 për qind, pothuajse gjysma e atij botëror. Popullsia e Shteteve të Bashkuara u rrit me 1.7 milionë njerëz në vitin 2023, duke arritur në 335.8 milionë banorë.

Nëse ritmi aktual vazhdon deri në fund të dekadës, kjo do të jetë dekada me rritjen më të ngadaltë të popullsisë në histori për Shtetet e Bashkuara, duke sjellë një rritje prej më pak se 4 për qind të popullsisë së vendit nga viti 2020 deri në vitin 2030, thotë William Frey, ekspert i demografisë në Institutin Brookings.

Dekada me nivelin më të ulët të rritjes së popullsisë në Shtetet e Bashkuara ishte gjatë viteve 1930, kur vendi po përballej me rënien e madhe ekonomike dhe në atë dekadë popullsia u rrit me 7.3 për qind.

“Natyrisht rritja mund të intensifikohet në vitet pas pandemisë. Por, do të jetë shumë e vështirë që popullsia e vendit të rritet me nivelin 7.3 për qind”, thotë zoti Frey.

Në fillim të vitit 2024, Shtetet e Bashkuara pritet të kenë një lindje në 9 sekonda dhe një vdekje në 9.5 sekonda. Megjithatë, imigracioni do të frenojë rënien e popullsisë së vendit. Imigracioni pritet të shtojë popullsinë e Shteteve të Bashkuara me një person në 28.3 sekonda. Ky kombinim i lindjeve, vdekjeve të imigracionit do të rrisë popullsinë e Shteteve të Bashkuara me një banor në 24.2 sekonda./ Zëri i Amerikës./O.S

Të fundit

Kliket e adoleshentëve: Stefën Shore shndërroi në magji përditshmërinë e Nju Jorkut

Para se të gjente famën në moshën 17 vjeçare duke fotografuar “Factory”-n e Andy Warhol-it, Shore endet në qytet...

Demokratë… dilni mbushni sheshet! Mos prisni magjistarin që do rrëzojë Ramën

Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin e qeverisë Rama. Sipas tij është...

Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Dy të moshuar, një burrë dhe një grua, të moshës 81 dhe 83 vjeç, vdiqën në një shpërthim në një apartament në Piano di...

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas...

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar...

Lajme të tjera

Web TV