Nuk arriti të rrëmbejë asnjë çmim në Festivalin e Këngës, reagon Elsa Lila

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ishte një ndër artistet që konkuroi në edicionin e 62-të të “Festivalit të Këngës” në “RTSH”.

Ndonëse u përfol gjerë e gjatë në rrjet se ajo është përcaktuar fituesja, Elsa nuk arriti që të rrëmbejë asnjë çmim në këtë konkurs.

Këngëtarja ka reaguar ditën e sotme, përmes një postimi në Instagram duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë në këtë eksperiencë.

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë! Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura! Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai! Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falënderoj çdo sekondë! Ju dua, Elsa”- ka shkruar ajo krahas fotos së saj duke buzëqeshur./e.t

Të fundit

Mundësi egjiptian vendos rekord botëror duke tërhequr 20 automjete

Mundësi egjiptian Ashraf Mahrous (43) vendosi një rekord të ri botëror duke tërhequr 20 automjete të lidhura në Al-Sharkia...

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar sërish pasardhësin e tij, Joe Biden, duke e fajësuar drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë dhe për mënyrën si...

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit e saj. Ajo është shprehur e...

Dy turistë rrëzohen në malet e Komanit/ Zjarrfikësit dhe ambulanca nisen për ndihmë

Dy turistë të huaj që po eksploronin malet rreth bigjeve të liqenit të Komanit, në zonën e Pukës, kanë humbur orientimin. Turistët kanë kerkuar ndihmë...

Plagoset me armë një 27-vjeçar në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 19:10, një 27-vjeçar, i identifikuar si...

Lajme të tjera

Web TV