Sipas studiueses së Harvardit, kjo është e vetmja gjë që shkatërron besimin e fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është e kuptueshme që prindërit duan të bëjnë gjithçka brenda mundësive të tyre për t’i ndihmuar fëmijët të kenë sukses në shkollë, jetë e kudo: mësues privat, regjistrimi në kurse jashtëshkollore, pagesë ekstra për aktivitete gjatë verës, e plot gjëra të tjera.

Këto lloj “investimesh” mund të përkeqësojnë fëmijët për të pasur sukses, duke mos i nxitur ata të bëjnë gjërat që duan, thotë Jennifer Breheny Wallace, një studiuese. Ajo e quan qasjen “efekti encore” ose e thënë me fjalë më të thjeshta “kur një fëmijë detyrohet të performojë apo japë më shumë nga kapaciteti i tij/saj”.

Prindërit që ushtrojnë presion mbi fëmijët për të qenë financiarisht më të suksesshëm se ata është një element unik për këtë brez, por realiteti ekonomik me të cilin përballen fëmijët tani është krejt ndryshe. Gjatë hulumtimit të saj, Jennifer Wallace intervistoi një djalë të klasës së tetë, i cili tha se donte të bëhej arkitekt kur të rritej. Por, pasi kërkoi pagën mesatare të një arkitekti dhe çmimin e shtëpisë që duhet të paguante ndër vite për t’u strehuar, ai u zhgënjye.

Fëmijët po ngatërrojnë ndjenjën e përmbushjes vetjake me arritjet profesionale.

Ndonëse qëllimi mund të jetë inkurajimi i fëmijëve për të bërë më të mirën e tyre, shumë prindër po dërgojnë mesazhin se nëse nuk hyni në një shkollë specifike të mirë ose nuk fitoni një pagë të lartë, atëherë keni më pak vlerë.

Për të ndihmuar fëmijët të shkëputin arritjet nga vetëvlerësimi personal, studiuesja thotë se prindërit duhet të refuzojnë idenë se ka vetëm një mënyrë për të pasur sukses. Lërini fëmijët të marrin pjesë në aktivitetet që u pëlqejnë. Kujtojuni fëmijëve se është më e rëndësishme ajo se çfarë bëjnë gjatë ditës dhe jetës suaj, se sa ku e kalojnë kohën./E.Ç

Të fundit

Trump: Ishte nder për mua të shkatërroja objektet dhe të ndalja luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur përsëri për konfliktin Izrael-Iran, teksa ka postuar në...

Bashkia e Tiranës në shënjestër: 15 sulme kibernetike në 6 muaj

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit kibernetik që goditi faqen e saj dhe disa nga shërbimet. Sipas Bashkisë, sulmi ishte...

Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun Dibër, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës. PD kërkoi rrëzimin e tabelës përfundimtare...

Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare...

Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Po ashtu është konfirmuar...

Lajme të tjera

Web TV