‘This barbie is the president’, bëhet viral fjalimi i Osmanit në pritjen e fundvitit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka organizuar mbrëmjen e djeshme (27 dhjetor) pritjen e fundvitit për mediat, ku falënderoi gazetarët për punën e tyre gjatë vitit.

Ajo u kujdes të falënderonte veçanërisht gazetarët që kanë raportuar nga veriu i Kosovës gjatë kohës kur ndodhën trazirat. Por gjatë pritjes, presidentja pati një fjalim ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Fjalimin e përmbylli me fjalinë “This barbie is the president” (kjo barbie është presidente), pasi, siç tha presidentja, shpeshherë është pyetur se përse po vishet me ngjyrë rozë.