“Safe Journalists Albania”:Jemi të tronditur nga SPAK,gazetarit nuk i jan kthyer pajisjet

Shoqatat e gazetarëve vijojnë të jenë tejet të shqetësuara për atë çfarë po ndodh me gazetarin Elton Qyno, pajisjet kompjuterike dhe ato celulare të të cili vijojnë të jenë nën sekuestron e Prokurorisë së Posaçme.

Një reagim i fortë vjen nga “Safe Journalists Albania”, e cila në një reagim përmes platformës “X” thekson se janë të tronditur nga mos kthimi i paprecedentë i pajisjeve, që u morën pas refuzimit të ligjshëm të gazetarit për të treguar burimin e informacioneve për lajmet e publikuara nga nga ky i fundit.

Reagimi i plotë i “Safe Journalists Albania”

Pasi i kërkoi SPAK-ut t’i kthejë të gjitha pajisjet Elton Qyno-s,

Gazetarët  vazhdojnë të monitorojnë procedurat në Gjykatën Speciale të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Jemi të tronditur kur mësuam se gazetarit nuk i janë kthyer pajisjet./O.S