Zbulohet shpendi i rrallë – gjysmë femër gjysmë mashkull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ç’zbulim i rrallë! Ky zog (chlorophanes spiza) e ka gjysmën e djathtë të trupit mashkull dhe gjysmën e majtë femër.

Parimisht ky zog ushqehet me fruta dhe është i përhapur nga Meksika jugore deri në Brazilin jugor. Ai arrin 13 deri 14 centrimetra. Zogu mashkull ka ngjyrë jeshile në blu, zogu femër ka pupla në ngjyrë jeshile bari.

Është hera e parë që një zog i tillë gjinandromorf vëzhgohet në hapësirën natyrore ku jeton. Një gjinandromorfizëm i tillë krijohet kur një ovum (vezë) nuk ndahet mirë dhe fekondohet nga dy spermie. Ky fenomen i rrallë është konstatuar edhe tek kanarinat, gaforret, fluturat dhe insekte të tjera.

Tek shapkat ai është vërejtur 100 vjet më parë, por deri tani nuk ishte vërejtur edhe tek zogj në natyrë. Dhe zogu i para 100 viteve i kishte ngjyrat anasjelltas, djathtas ishte femëror dhe majtas mashkullor.

Fat perfekt i ornitologut amator

Zogu i rrallë dyseksor është zbuluar në Villamaria të Kolumbisë nga ornitologu amator, John Murillo. Morillo i tregoi për zbulimin e tij ornitologut neo-zelandez Hamish Spencer, nga Universiteti i Otagos, që po ashtu ndodhej në Kolumbi për pushime.

“Ky fenomen është shumë i rrallë tek zogjtë. Shumë vëzhgues zogjsh nuk hasin në jetën e tyre asnjëherë ndonjë zog gjinandromorf”, shpjegon Hamish Spencer për revistën shkencore “Journal of Field Ornithology”.

Për fat ornitologu amator John Murillo kishte ngritur një çerdhe zogjsh me ushqim, çerdhe ku zogu i rrallë hermafrodit shkonte rregullisht për dy vjet rresht. Nga tetori 2021 deri në qershor 2023, shapka e ndarë në dy gjysma u shfaq rregullisht për katër deri gjashtë javë rresht në çerdhen e zogjve, pastaj u zhduk sërish për rreth tetë javë.

Lexo edhe :  10 rregulla për të përballuar vapën në tavolinë: nga frutat dhe perimet te bishtajoret

Zog i rrallë, por i vemtuar

Zogu i rrallë u soll në mënyrë jo tipike në çerdhen e zogjve, por me sa duket kjo shapkë dygjinorëshe është e pazakontë për zogjtë e tjerë të llojit së vet, sepse vazhdon të jetojë e izoluar.

“Zogu gjinandromorf priste që zogjtë e tjerë shapkë të largoheshin nga çerdhja e zogjve, pastaj futej ai për të ngrënë. Në përgjithësi ai u shmangej zogjve të tjerë të llojit të tij, por edhe zogjtë e tjerë i shmangeshin atij. Prandaj është e pamundur, që ky individ të gjejë rast për t’u riprodhuar.”/O.S

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV