Makinat me targa RKS lëvizin lirshëm në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja e tyre është mundësuar pas vendimit të 25 dhjetorit të vitit 2023 të Qeverisë serbe. Siç kishte thënë paraprakisht shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, Qeveria e Serbisë mori këtë vendim “për të ndihmuar serbët nga Kosova”. Para mediave, ai ka deklaruar se vendimi është një shtysë shtesë për nismën “Ballkani i Hapur”, që sipas Petkoviqit ua lehtëson jetën serbëve në Kosovë, pasi ata kryesisht përdorin pikëkalimet administrative.

Vendimi i Qeverisë serbe për të njohur makinat me targa RKS u mor pasi serbët që jetojnë në komunat në veri të Kosovës, gjerësisht zëvendësuan me RKS targat KS të lëshuara nga UNMIK-u, por edhe targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë që ishin me akronime serbe për qytetet e Kosovës.

Petkoviç tha se nuk është sekret që 99 për qind e serbëve në Kosovë kanë targa RKS, sepse kjo është mënyra e vetme për të lëvizur nëpër Kosovë.

“Ato po ashtu përdoren nga klerikët e Dioqezës Rashkë-Prizren për të arritur deri te faltoret dhe besimtarët”, tha Petkoviç, duke shtuar se me këtë vendim, Qeveria serbe nuk hoqi dorë nga vendimi për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi një ditë më parë se vendimi për lëvizjen e lirë të makinave me targa RKS nëpër Serbi “ka shmangur gracka dhe rreziqe të mëdha” për shtetin e tij. Vuçiç po ashtu deklaroi se nga ky vendim do të përfitojë populli serb dhe Serbia në tërësi.

Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës nga 1 nëntori deri më 14 dhjetor i vitit 2023, 3.405 qytetarë kanë konvertuar targat serbe në ato RKS, kryesisht në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.

Lexo edhe :  Tragjedi në lokal nate, publikohen momentet e fundit të anëtarëve të DNK

Për çështjen e lëvizjes së Lirë, Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje më 2011, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Makinat ishin lejuar të kalonin, ndërkaq targat ishin mbuluar me letra ngjitëse. Para praktikës së letrave ngjitëse, automjetet me targa RKS detyroheshin të merrnin targa provuese në kufirin me Serbinë, që vlenin 60 ditë dhe kushtonin 5 euro. Por, më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit, që detyroi edhe shoferët nga Serbia ta kalonin të njëjtën procedurë për të hyrë në Kosovë.

Por, kjo masë nxiti pakënaqësi në mesin e popullatës serbe në Kosovë, të cilët bllokuan rrugët që çonin në pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Për të ulur tensionet, me ndërmjetësimin e bllokut, më 30 shtator 2021, u arrit marrëveshja e përkohshme për targat. Kjo marrëveshje, që kishte për qëllim të ishte në fuqi për gjashtë muaj derisa grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë të gjenin një zgjidhje afatgjate, bëri që shoferët me targa të Kosovës dhe me ato të Serbisë, të vendosnin letra ngjitëse në simbolet shtetërore në targa, sa herë që kalonin kufirin e këtyre dy shteteve./O.S

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tonë gjatë një teshtitjeje

Nuk ka asgjë më të zakonshme se teshtitja, prandaj nuk i kushtojmë shumë rëndësi kur na ndodh. Vetëm kur...

“Kemi bërë s*ks në grup”- Neymar tradhton sërish gjatë shtatzënisë Bruna Biancardin?

Pretendimi i modeles Ani Awada, se ka bërë seks në grup me futbollistin Neymar dhe një grua tjetër, po merr një dimension të ri,...

Trafiku i deputetëve brenda listës së PD për të vjedhur taksat e qytetarëve

Nga Rigels Xhemollari Koalicioni Madheshtor na ka fshehur një të vërtetë të hidhur, nëpërmjet të cilës do të mbajmë me para dhe oksigjen disa parti të...

Aksidenti tragjik/ Zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres: Harrova të ndez bllokazhin

Policia Rrugore e Tiranës ka zbardhur dinamikën e aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Vorë Fushë-Krujë, ku humbën jetën...

Lamtumirë jetës “pa para”, dy vende europiane tërhiqen nga pagesat digjitale

Në një kohë kur shumica e vendeve po shkojnë drejt pagesave digjitale, Suedia dhe Norvegjia po ndryshojnë kurs. Këto dy shtete nordike, të cilat...

Lajme të tjera

Web TV