Si të përdorni bajamet për të parandaluar dhimbjet e kokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bajamet bëjnë pjesë në arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut. Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale, veçanërisht me magnez dhe vitaminë B2, të cilat janë shumë efikase kundër dhimbjeve të kokës.

Frekuenca dhe intensiteti i dhimbjeve të kokës janë të ndryshme në varësi të individit, ndërkohë që ilaçet në treg nuk kanë aftësinë të kurojnë çdo dhimbje koke.

Bajamet kundër migrenës dhe dhimbjeve të kokës

Bajamet përmbajnë substanca që luftojnë inflamacionin. Me një veçori të tillë, konsumi i bajameve ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të kokës. Sipas të dhënave, njerëzit që vuajnë nga migrena, kanë nivele të ulëta të magnezit në organizëm. Një studim i Universitetit të Merilendit analizoi efikasitetin e magnezit në parandalimin e migrenës.

Gjetjet e studimit treguan se episodet e migrenës ulen me 41.6 për qind te njerëzit që i përmbahen rekomandimeve ditore të konsumit të magnezit. Ky mineral është thelbësor për qetësimin e nervave, lodhjes, stresit dhe tensionit. Në bashkëpunim me vitaminën B2, e cila gjendet gjithashtu tek bajamet, magnezi rekomandohet të merret nga njerëzit që përballen me episode të përsëritura të migrenës. Për më tepër, studimet konfirmojnë se konsumi i 400 mg vitaminë B2 në ditë, përgjysmon frekuencën e migrenës tek njeriu.

Sasia e rekomanduar e bajameve dhe si t’i përdorni

Sasia e rekomanduar e konsumimit të bajameve është 10-12 bajame në ditë. Bajamet mund t’i zhysni në ujë dhe t’i mbani gjatë gjithë natës. Më pas ato kullohen dhe duhen konsumuar në mëngjes, esëll ose jo. Kujdes, uji i bajameve nuk duhet konsumuar por duhen konsumuar vetëm bajamet.

Vlera dhe përfitime të tjera të bajameve

Bajamet janë të pasura me antioksidantë të cilat luftojnë radikalet e lira. Ato gjithashtu ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Ngrënia e bajameve ndihmon në frenimin e nepsit dhe ju mban të ngopur për më gjatë. Ato janë të pasura edhe me vitaminë E, madje ulin nivelet e kolesterolit me shumë efikasitet. E fundit por jo për nga rëndësia, magnezi tek bajamet ndihmon në uljen e tensionit të gjakut./E.Ç

Të fundit

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga operacionet për shuarjen e zjarrit në Delvinë. “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për...

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo ka folur për vështirësitë dhe...

Lajme të tjera

Web TV