Berisha thirrje demokratëve: Të vazhdojmë të pamposhtur çdo ditë

“Të vazhdojmë të pamposhtur çdo ditë”, kjo është thirrja që Berisha ju ka bërë demokratëve ditën e sotme nga ballkoni i shtëpisë.

Berisha mbajti fjalën e tij para protestuesve që ishin mbledhur poshtë banesës së ish-kryeministrit.

Ai tha se vetëm Shqipëria e shqiptarëve do të jetë një vend i denjë për bijtë e bijat e saj, për miqtë e saj në rajon, në Europë, në botë, ndërsa Shqipëria e Edi Ramës është Shqipëria e mallkuar për shqiptarët.

“Le të vazhdojmë të pamposhtur çdo ditë, kundër kësaj diktature. Ne nuk kemi pasur ndonjëherë një armik më të egër se Edi Rama. Jetojmë në një vend ku ligji nuk ekziston, në një vend ku Kushtetuta zëvendësohet, ku një njeri vetëm vjedh. Jetojmë në një vend ku shqiptarët largohen se këtu nuk jetohet. A ka mision më të shenjtë se të firmosim kthesën e historisë, që së bashku të firmosim përmbysjen e kësaj diktature, që së bashku të bëjmë Shqipërinë të shqiptarëve. Shqipëria e shqiptarëve, Shqipëria e shqiptarëve, Shqipëria e shqiptarëve. Vetëm Shqipëria e shqiptarëve do të jetë një vend i denjë për bijtë e bijat e saj, për miqtë e saj në rajon, në Europë, në botë. Shqipëria e Edi Ramës është Shqipëria e mallkuar për shqiptarët.”, tha Berisha. /   S.M