Chiara Ferragni: Në jetë ka gjithmonë kohë për të reflektuar dhe rifilluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chiara Ferragni është rikthyer në Instagram dhe duket se është gati për një kapitull të ri. Ajo ka publikuar një foto ku shkruan: “Ju kam munguar”.

Më pas në një status të gjatë falenderon fansat për mbështetjen.

“Diçka që kam dëshirë ta them.
Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve dhe kanë pasur një fjalë të mirë për të më ngushëlluar.
Faleminderit të gjithë atyre njerëzve që dërguan një mesazh, që pyetën, që më nxitën të kthehem në rrjetet sociale.
Faleminderit atyre që janë aty, atyre që dëgjojnë, atyre që nuk duan të shtypin, por të ndihmojnë.
Për ata që e kanë shprehur mendimin e tyre, qoftë edhe negativisht, me një ton të butë dhe konstruktiv, sepse në jetë ka gjithmonë kohë për të krahasuar, reflektuar dhe rifilluar.
Njerëzit që ju duan vërtet e tregojnë veten në kohë nevoje, dhe unë ju kam parë, lexuar dhe dëgjuar.
Faleminderit shumë.”

Shkrime fyese u shfaqën në vitrinën e dyqanit të sipërmarrëses, i cili ndodhet në një nga rrugët kryesore tregtare në qendër të Romës, në Via del Babuino. Me një sprajt, një person ka shkruar “bandite” në pllakën me logon e markës – syrin e stilizuar dhe emrin e pronares-, dhe “mashtruese” në dritare. Kur u vandalizua, dyqani u mbyll, por stafi e riparoi shpejt dëmin, duke fshirë të dyja shënimet përpara se ta rihapte.

Pak orë para se dyqani të vandalizohej, Fedez kishte postuar një video të gruas së tij në natën e ndërrimit të viteve, ishte shfaqja e parë e Chiara Ferragni në rrjetet sociale pas videos së 18 dhjetorit, kur kërkoi falje publike.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV