Emri i Ermal Mamaqit del në dosjen VIP të SPAK për pastrim parash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dosja e prokurorisë se posacme, SPAK, ndaj Ilir Beqaj nxjerr në skenë edhe emrin e aktorit të humorit Ermal Mamaqi. Sipas Ora News, Emri i Mamaqit del si ortaku i një restoranti në Tiranë të quajtur “Me Nam” i cili pret fatura fiktive për llogari të Ermal Kurtulaj me qëllim pastrimin e parave.

Shtetasi Ermal Kurtulaj komunikonte me administratoren Dhurata Thanasi, takim ky që ka qenë në mbikëqyrje të BKH-së.

Subjekti tregtar “Dhurata Thanasi Person Fizik me emrin tregtar “Luga e Arte”, me fushe veprimtarie “Tregtim me pakice te produkteve ush1imore tipike shqiptare, me adrese TIRANE Rr: Muharrem Butak, Pallati Rinia.- Date 14.11.2023, 08:41:17, me pershkrimin “Shërbim Kateringu” ne vlerën 259000 leke.

Ne datë 14.11.2023 shtetasi Ermal Kurtulaj ka patur komunikimin (identifikuar ne aplikacionin True Caller si Dhurata Thanasi Luga), komunikim me te cilin shtetasi Ermal Kurtulaj i kërkon kësaj që të futet ne aplikacionin BKT Smart dhe t’i çojë ne WhatsApp Ermalit te dhënat e llogarisë ku do te behet transferta.

Me date 30.11.2023, Ermal Kurtulaj komunikon me Dhuratën dhe duke qene se paratë i kane kaluar ne llogari i kërkon asaj te takohen, ku ajo i komunikon se i ka tërhequr dhe nga takimi i filmuar nga rezulton se prej saj i është dhënë shuma e parave.

Nga komunikimet është mësuar se këta dy shtetas janë takuar te bar “M.” te rruga e “Kosovarëve”. Ne date 1.12.2023, jane marre pamjet filmike te subjektit “Bar MASHA”, ndodhur në rrugën e “Kosovarëve”, Komuna e Parisit, për datën 30.11.2023 ku nga pamjet filmike është evidentuar se shtetasi Ermal Kurtual ka mbërritur aty në ora 12:27 me mjetin tip LandRover me targa AB720JO dhe është ne pronësi te vëllait te tij, Sabjan Xhemal Kurtulaj.

Lexo edhe :  Ish-kreu i Bashkisë Shkodër paraqitet në GJKKO, mbahet seanca paraprake

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj takohet nẽ date 30.11.201223, ora 12:32 me një grua (duhet te jete shtetasja Dhurata Thanasi) në trotuarin ngjitur me Bar “M.”

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në orën 12:32:13 shtetasi Ermal Kurtulaj merr nga shtetasja Dhurata Thanasi një send (ne dukje si letër apo para) te cilat i merr me dorën e djathte dhe i kalon te dora e tij e majte dhe me pas i fut ne xhepin e majte te pantollonave.

Me shkresën nr. 16358 prot., dt. 04.12.2023 ishte kërkuar informacion pranë bankës BKT me qellim verifikimin e lëvizjeve nga llogaria bankare e shtetases Dhurata Thanasi si tregtar person fizik, “Dhurata THANASI” dhe nga shkresa e ardhur rezulton se ajo ka kryer tërheqje ne datën 30.11.2023.

Këto fatura rezultojnë të jenë lëshuar nga shtetasi Fisnik Fili, por në fakt i përkasin restorantit “GZONA” dhe këto veprime janë kryer për qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë Drejtuesi i SASPACU-t që monitoron këto projekte./   S.M

Të fundit

Armatoset Greqia! 25 miliardë euro për mbrojtjen, blihen armatime nga Izraeli

Greqia po armatoset. Sipas një vendimi qeveritar, shteti grek do të shpenzojë 25 miliardë euro për pajisjet e mbrojtjes...

Në Britani me ‘vizë’ elektronike/ Hyn në fuqi rregullorja e re e kalimit të kufirit

Nga kjo e mërkurë evropianët që hyjnë në Britani do të duhet të pajisen me një autorizim elektronik nga Ministria e Brendshme Britanike. Një...

“Lufta” me Adriatik Lapajn, Agron Shehaj nxjerr një tjetër dokument për vjehrrin e tij

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka nxjerrë dokumente të tjera për Adriatik Lapajn dhe e ka ironizuar atë, pas padisë për shpifje dhe...

Nuk pranoi ndarjen, 23-vjeçari rrëfen vrasjen e Ilaria Sulës: Trupin e futa në makinë

23-vjeçari filipinez Mark Samson ka rrëfyer vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali. E reja u zhduk më 25 Mars, por trupi i pajetë...

Shtohet frika e luftës në Evropë, ndërtimi i bunkerëve privatë në Spanjë rritet me 200 %

Pushtimi i plotë rus në Ukrainë dhe rritja e tensioneve gjeopolitike kanë shkaktuar një rritje të interesit “për mbijetesën” në Spanjë. Kështu, ndërtimi privat...

Lajme të tjera

Web TV