Pas skandalit me shitjen e ëmbëlsirave Pandoro, ku influencuesja kërkoi falje e përlotur përmes një videoje në Instagram, Chiara Ferragni zgjodhi heshtjen, duke marrë një periudhë pushimi për disa ditë nga rrjetet sociale dhe daljet publike. Kjo zgjati deri natën e ndërrimit të viteve ku ajo, bashkëshorti Fedez, fëmijët dhe disa miq të përbashkët pritën natën e ndërrimit të viteve të veshur me të kuqe dhe kapele në kokë, ndaj ky u cilësua si momenti i rikthimit të Chiara-s.
Por, reagimet e njerëzve të zhgënjyer pas skandaleve të një prej sipërmarrëseve më të njohura në Itali kanë kaluar në një tjetër nivel.
“Mashtruese” dhe “hajdute” kanë shkruar njerëzit e zhgënjyer në vitrinën e dyqanit të influecueses që gjendet në Romë, në rrugën Via del Babuino.
Njerëzit janë të ndarë në qëndrimet e tyre, disa e komentojnë aktin si vandal e të tjerë e konsiderojnë të tepruar.
“Me të drejtë,” shkruhet në një koment, ndërsa të tjerë shtojnë: “Deri para pak ditësh askush nuk guxonte të thoshte asgjë kundër saj”. Megjithatë, dikush i doli në mbrojtje Ferragnit: “Është shumë e ekzagjeruar”./E.Ç