Britney Spears thotë se nuk do të rikthehet më kurrë në muzikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britney Spears insiston se nuk do të kthehet më kurrë në industrinë e muzikës, edhe pse skuadra e saj ka kontaktuar me një sërë tekstshkruesish për atë që pretendohet të jetë albumi i saj i dhjetë.

Në një postim në Instagram, Britney tha: “Që të jem e qartë, shumica e lajmeve janë të rreme! Ata thonë se unë po shkoj te disa njerëz për të bërë një album të ri…nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës!”.

Ajo vijoi: “Kur shkruaj, shkruaj për qejf ose për njerëzit e tjerë. Për ata që duhet të lexojnë librin tim, ka shumë gjëra që nuk i dini rreth meje”, duke shtuar se para se të regjistronte këngë, ajo ka shkruar mbi 20 këngë për njerëzit e tjerë gjatë dy viteve të fundit.

Spears ka folur edhe për spekulimet online se libri i saj “The Woman in Me”, i publikuar më 24 tetor 2023, është publikuar pa lejen e këngëtares. “Njerëzit thonë se libri im është publikuar pa aprovimin tim, në mënyrë jo ligjore dhe kjo është shumë larg së vërtetës. I keni lexuar lajmet këto ditë?”, duke shtuar se e duan dhe ajo është e bekuar.

Deklarata e saj vjen pasi një burim tha për Rolling Stone se ekipi menaxhues i Britney-t po kontaktonte me artistë dhe se janë shumë të entuziastë për muzikën e re që do të publikojnë./E.Ç

Të fundit

Mentor Kikia: “Opozita tregon hajdutin, por duhet të shohë nga vetja”

Në studion e News24 ishte i ftuar gazetari dhe analisti Mentor Kika i cili ka diskutuar edhe për rezultatin...

Kushtetuesja zbardh vendimin për Elton Qynon: Materialet u sekuestruan pa asnjë indicie

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 22 prillit 2025 për rastin e gazetarit Elton Qyno, të cilit i dha të drejtë me një vendim...

Indi, autorja Banu Mushtaq fiton Çmimin Ndërkombëtar Booker për letërsi

Autorja indiane Banu Mushtaq dhe përkthyesja Deepa Bhasthi fituan Çmimin Ndërkombëtar Booker për letërsi për Heart Lamp, një përmbledhje me 12 tregime të shkurtra...

A keni ankth? Përdoreni atë për të mësuar të jetoni më mirë!

Kur jemi në ankth, nuk mund ta shijojmë momentin. Mendimet negative, frika se nuk do t’ia dalim, mungesa e energjisë dhe ndryshimet në humor...

Do dërgohej në kampin e Gjadrit, marokeni kryen vetëvrasje në burg

Një 42-vjeçar maroken, i cili pritej të dërgohej në kampin e Gjadrit në vendin tonë, ka kryer vetëvrasje në burgun ku mbahej në Itali. Mediat...

Lajme të tjera

Web TV