Kur bëhet fjalë për moshën e saj, Edna Giordano thotë se shumica e njerëzve në palestër nuk e kuptojnë dot faktin se ajo është 91 vjeç. Kur njerëzit më pas mësojnë moshën e vërtetë, kërkojnë ta ndihmojnë.
“Ata duan të më ndihmojnë, por unë nuk dua shumë ndihmë,” thotë Edna, e cila do të mbushë 92 vjeç në shkurt. “Është qesharake ta thuash këtë, por unë jam aq e pavarur sa zakonisht bëj gjithçka për veten time dhe më pëlqen kjo ndjesi”.
View this post on Instagram
Megjithëse nuk është vetë në rrjetet sociale, Edna ka krijuar ndjekës në Instagram falë vajzës së saj Dalyce Radke, një trajnere personale fitnesi, e cila ka më shumë se 520,000 ndjekës.
Si trajnere fitnesi, ajo thotë se e ëma bën çdo ditë gjëra të vogla dhe që e lejojnë atë të jetojë çdo ditë mirë edhe pse në të 90-tat e saj.
Përveçse nuk e tepron kur bëhet fjalë për ushqimin, Dalyce thotë se mamaja e saj gjithmonë përdor shkallët, është aktive gjatë gjithë ditës, punon për ta mbajtur mendjen të mprehtë dhe bën aktivitete që i pëlqejnë dhe që e ndihmojnë me lëvizjet, si kopshtaria, etj.
Edna thotë se mendon rrallë për moshën e saj dhe habitet kur njerëzit ia vënë në dukje këtë detaj./E.Ç