Bullizimi ndaj 41-vjeçares, Arbana Osmani ka një kërkesë për kryeministrin Rama (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin, pasi një 41-vje?are, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë.

I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi publik pas ngjarjes së rëndë. Moderatorja Arbana Omani i ka bërë thirrje Edi Ramës që të mbyllë platformën e Tik Tok.

Përdoruesit e internetit, Osmani i konsideron “vrasës” të kohëve moderne.

“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkruan Osmani krahas lajmit duket etiketuar kreun e qeverisë, Edi Rama.

Burime nga policia e Durrësit, thanë se 41-vje?arja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici, se persona teë paidentifikuar i kishin hapur adresë fallco me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar.

Sipas policisë, ajo ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë në të cilën ndodhej.

Ende nuk dihet nëse shkak për të ndërmarrë aktin ekstrem,ka të bëjë me ?ështjen e Tik Tokut, apo ka pasur probleme të tjera.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet. Mësohet se në datën 2 janar, Bedrie Loka nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

41-vje?arja nga Vadardha Sukth, ishte punonjëse në një kompani fasonerie në zonën e Fllakës.

Dyshohet se kanë qenë koleget e saja që kanë hapur adresën në rrjetet sociale, për ta denigruar.

Ndaj policia po merr në pyetje të gjithë personelin, me qëllim për të zbuluar personin apo personat që kanë hapur adresën fallco.

Nderkohë, policia bën me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme./e.t

Bullizimi ndaj 41-vjeçares, Arbana Osmani ka një kërkesë

 

Ju rekomandojmë

Të fundit

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

Lajme të tjera

Web TV