Ngjarja e rëndë në Durrës, Balla: TikTok-u, shpërndarës i pakontrolluar i dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Balla tha se është situatë emergjente e cila kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe Tik Toku po kthehet në shpërndarës të pakontrollues të dhunës, duke dëmtuar shoqërinë.

“Janë referuar në Prokurori 2168 raste për dhunë dhe krime të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare. Pra të dashur miq, jemi në kushtet, do ta quaja unë, të një situate emergjente, e cila kërkon një adresim të menjëhershëm, dhe kjo nuk arrihet vetëm me forcën e ligjit.

 Kjo arrihet duke u bërë të gjithë bashkë, duke krijuar do ta quaja unë një koalicion kombëtar të të gjithë aktorëve, qofshin këto aktorë të institucioneve shtetërore, por dhe të shoqërisë civile, edhe të medias. Sepse duhet ta pranojmë, nuk flas për mediat tradicionale, por ka tani elementë të rinj të mediave dhe unë të paktën në këtë aspekt jam shumë i qartë për rolin shkatërrues të TikTokut, si shpërndarës i pa kontrolluar i dhunës dhe i dëmit që i krijon shoqërisë.

Por na duhet që numrin e lartë të viktimave të fillojmë ta trajtojmë, dhe këtu pastaj për mua ka një moment thelbësor, sa prej këtyre viktimave janë trajtuar dhe kanë marrë asistencë, mbështetje, mbrojtje dhe  kanë marrë trajtim.”-u shpreh Balla./O.S

Të fundit

A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Nga Roland Lami Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme...

“Një bombë është vendosur, do shpërthejë”/ Sekretari i Kuvendit zbulon mesazhin kërcënues

Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, e ka bërë të ditur përmbajtjen e mesazhit kërcënues që u dërgua sot në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ai nuk...

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar

Task Forca ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga vetë kryeministri Edi Rama...

Pavarësia Algjerisë: Lindja e vetëdijes kombëtare, fundi i kolonializmit francez

5 korrik 1962 Më 5 korrik 1962, Algjeria shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Franca, duke i dhënë fund një prej kapitujve më të përgjakshëm dhe më...

E cilësuar si boshti “Dragon-Arushë”, pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Lajme të tjera

Web TV