Një 29-vjeçar në fshatin Vërdovë të Pogradecit është ndaluar nga policia pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të 12 vjeçare. E mitura siç njofton policia në prani të prindërve të saj dhe të psikologëve ka deklaruar se kanë qenë e lidhur pre dy vitesh me 29 vjeçarin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T|”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./e.t