Tottenham është afër huazimit të Timo Werner nga RB Leipzig deri në fund të sezonit.
Mediet gjermane raportojnë që “Spurs” kanë arritur marrëveshjen me RB Leipzig dhe Werner pritet që të këtë muaj të mbërrijë në Londër, qytet në të cilin më parë ka mbajtur fanellën e Chelsea-t.
Werner numëron vetëm tetë ndeshje me Leipzig në Bundesligë këtë sezon, ndërsa ka shënuar dy gola.
Kontrata e tij aktuale është deri në verën e vitit 2026, ndërsa në Londër ai do të qëndrojë deri në verën e 2024-ës, pra deri në përfundim të këtij sezoni.