8 Janar 1940/ Letra e Musolinit për Hitlerit: Mos rreziko për të pushtuar Britaninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësi fashist italian Benito Musolini i shkruan një letër Adolf Hitlerit, ku e paralajmëron Fyhrerin që të mos nisë një luftë kundër Britanisë së Madhe. Musolini pyeste nëse ishte realisht e nevojshme “të rrezikohej gjithçka, duke përfshirë edhe regjimin” për këtë plan.

Mesazhi i Musolinit ishte konfuz. Asokohe, ai kishte arsyet e veta për të kundërshtuar padurimin e Gjermanisë, për përhapjen e luftës në të gjithë kontinentin evropian. Italia nuk qe e gatshme t’i bashkohej kësaj përpjekjeje, ndaj Gjermania do të merrte gjithë lavdinë, dhe do të mund të lindte në hije diktatorin e Italisë.

Gjermania kishte pushtuar tashmë Sudetet në Çekosllovaki dhe Poloninë; dhe nëse Hitleri pushtonte Francën dhe më pas detyronte Britaninë të qëndronte neutrale – apo më keq akoma e mundte atë në betejë – Gjermania do të sundonte Europën. Musolini kishte marrë pushtetin në Itali shumë kohë përpara Hitlerit në Gjermani, dhe ishte mburrur të ringrinte një Perandori të re Romake. Ndaj nuk donte të lihej pas në këtë garë nga Hitleri.

Por sikurse dihet Hitleri e injoroi atë letër, dhe vazhdoi përpara me planet e tij për të pushtuar Holandën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Francën. Ndërkohë Musolini, filloi të hidhte sytë drejt lindjes. Ai sulmoi Jugosllavinë, dhe në një veprim strategjik katastrofik, Greqinë.

Kalendar

8 Janar 1835 – Borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara është zero, për herë të parë dhe të fundit në historinë e vendit.

8 Janar 1936 – Në Iran, Shahu Reza Pahlavi firmos dekretin Kashf, duke e urdhëruar policinë t’i heqë forcërisht hixhabin çdo gruaje që dilte në ambjente publike.

8 Janar 1961 – Në Francë, një referendum mbështet politikat e Sharl De Golit ndaj Algjerisë.

Lexo edhe :  SHBA merr "leksione" nga Rama, do dërgojë emigrantë në Ruanda

8 Janar 1964 – Presidenti Lindon B.Xhonson shpall planin kombëtar, për luftimin e varfërisë në në Shtetet e Bashkuara.

8 Janar 1973 – Skandali i Uotergejtit:Në Uashington nis gjyqi ndaj 7 zyrtarëve të akuzuar për hyrjen e paligjshme në selinë e Partisë Demokratike, dhe vendosjen atje të pajisjeve të përgjimit.

8 Janar 1996 – Një avion rus mallrash “Antonov An-32”, rrëzohet mbi treg të tejpopulluar me njerëz në Kinshasa të Zairesë në Afrikë, duke vrarë 223 njerëz në tokë. Ndërkohë 2 nga gjashtë 6 pjesëtarët e ekuipazhit, gjetën gjithashtu vdekjen.

 

Të fundit

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje...

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më...

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të na kthyer vite pas...

Arrestohen kinezët në SHBA, akuzohen për spiunazh teknologjik

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar arrestimin dhe ngritjen e akuzave penale ndaj dy shtetasve kinezë, Chuan Geng dhe Shiwei Yang,...

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën kushtetuese e pronës dhe sigurinë...

Lajme të tjera

Web TV