A do zhvarroset trupi i 41-vjeçares? Gazetarja e njohur zbardh detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Aida Topalli është shprehur se vëllezërit e Bedrie Lokës, 41-vjeçares në Durrës që u vetëhelmua me fotoksinë, kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj, pasi akuzojnë bashkëshortin se e ka shtyrë drejt vdekjes.

Komentet Topalli i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se kishte sherre të herëpashershme mes Bedrije Lokës dhe vjehrrës së saj.

Ajo tha gjithashtu se kishte pasur edhe një komunikim me vjehrrën e Bedrie Lokës, e cila kishte mohuar kategorikisht marrëdhëniet e këqija me nusen e djalit të saj, duke thënë se nuk jetonte në një banesë me të.

“Deri më tani të paktën nuk ka patur shenja dhune, të paktën të reja. Edhe në morg bëhen procedura të përshpejtuara, me idenë që hajde familjarët ta marrin sa më shpejt.

Unë mendoj se ka pasur një kërkesë nga vëllezërit e Bedrijes për ta zhvarrosur. Jo mendoj por ka pasur. Dhe me kërkesën e familjarëve trupi mund të zhvarroset.

Natën e vitit të ri kanë qenë të gjithë të mbledhur në shtëpi. Edhe djali nga Italia, djali i vogël. Referuar asaj që më tha vjehrra e Bedrije Lokës, ka qenë edhe vjehrra në shtëpi. Mendohet se mund të ketë patur edhe një agravim të situatës për shkak të katit të dytë të banesës”, tha Topalli./E.T

Të fundit

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Përmet, 24-vjeçarja në gjendje të rëndë nga pickimi i gjarprit

Një vajze 24-vjeçareje i është rrezikuar jeta nga pickimi i gjarprit pasi në spitalet e vendit nuk disponohet ilaçi kundër helmimit nga gjarpri. E reja,...

Skandali tek RedBulli, flet ish-drejtuesi i F1: “Horner u tregua idiot”

Bernie Ecclestone, ish-shefi i Formulës 1, komentoi shkarkimin e Christian Hornerit, duke i hedhur benzinë zjarrit për çështjen e skandalit seksual, ku është përfshirë...

Salianji: Në burg luajta futboll pas 18 vitesh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tregon se në burg i është rikthyer pasioneve të vjetra, siç është futbolli, teksa shprehet se kishte rreth...

Lajme të tjera

Web TV