Balluku thirrje bizneseve: Mos bini pre e abuzimit duke blerë dokumentacione për parqe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë operatorët privatë, të cilët duan të bëhen pjesë e sektorit të energjisë, duhet të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e abuzimit duke blerë dokumentacione. Kjo ishte thirrja me të cilën zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ju adresua sipërmarrësve gjatë konferencës përmbledhëse për vitin 2023 dhe planet për vitin 2024.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se bizneset janë të mirëpritura për të dhënë kontributin e tyre në sektorin energjetik, por të ndjekin procedurat e rregullta ligjore, dhe të mos bien pre e blerjes së dokumentacionit, pasi të gjitha ato kanë një afat skadence.

“I bëj thirrje të gjithave entiteteve, në Republikën e Shqipërisë, private, të cilat dëshirojnë të futen në fushën e energjetikës, janë të mirëpritur dhe janë të lutur madje që të kontribuojnë, proceset janë shumë të thjeshta. Mjafton që të përmbushin kushtet përsa i përket truallit, përsa i përket vendndodhjes, studimit teknik, fuqisë financiare që keni, që është shumë e rëndësishme dhe nuk ka nevojë të tregtoni pasi të gjitha këto miratime përfundimtare paraprake do të kenë një afat skadence”, tha Balluku.

Ministrja theksoi më tej se të gjitha miratimet, si përfundimtare, edhe paraprake do të kenë një afat të mirëfilltë skadence, ndërsa duke ju drejtuar biznesit nënvizoi se do të blejnë diçka të cilën nuk do të mund ta implementojnë dot pasi dot të skadojë./O.S

Të fundit

Pse një grua nuk mund të bëhet Papë?

Kemi parë që Papa nuk ka qenë kurrë një grua dhe a e keni pyetur ndonjëherë veten pse? Në këtë...

Ushqimet ultra të përpunuara po shkatërrojnë shëndetin tonë, lidhja me vdekjet e hershme

Ndërsa shtoni më shumë ushqime ultra të përpunuara në dietën tuaj, rritet rreziku për një vdekje të parakohshme sipas një meta-analizë të re të...

Putin shpall armëpushim në Ukrainë!

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim për të shënuar 80-vjetorin e Ditës së Fitores, njoftoi Kremlini. “Sipas vendimit të Komandantit Suprem të Forcave...

Shkollë e re në Astir/ Manastirliu: Premtim i mbajtur për komunitetin e kësaj zone

Në një nga hapësirat urbane që po njeh një zhvillim të jashtëzakonshëm që ndodhet në njësinë Administrative 14, po hidhen themelet për ndërtimin e...

Michelle Obama sqaron thashethemet për divorcin me Barack Obamën

Michele Obama i ka hedhur poshtë lajmet për një divorc mes saj dhe Barack. Ish-Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama ka...

Lajme të tjera

Web TV