HISTORIKE! Njihuni me deputeten e parë me sindromën Down

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mar Galceran hyri në histori si deputetja e parë spanjolle me sindromën Down, pasi u zgjodh në asamblenë rajonale të Valencias.

Galseran, 45 vjeç tha për The Guardian se dëshiron të gjykohet për personin që është dhe jo për shkak të paaftësisë së saj, duke thënë se pozicioni i saj ka më shumë përgjegjësi dhe se dëshiron të thyejë paragjykimet e njerëzve ndaj sindromës Down.

“Është e paprecedentë. Shoqëria ka filluar të shohë se njerëzit me sindromën Down kanë shumë për të kontribuar. Por është një rrugë shumë e gjatë”, tha ajo.

Për dekada të tëra, ajo luftoi që njerëzit me aftësi të kufizuara të integroheshin në shoqëri, duke iu futur rrugës së politikës që në moshën 18-vjeçare.

Por Mar Galceran nuk është e vetmja që është e një kabineti qeveritar. Në vitin 2020, Eleonore Laloux u bë personi i parë me çrregullim gjenetik në Francë që u zgjodh në poste publike, si anëtare e këshillit bashkiak në qytetin verior të Arras, ndërsa Fintan Bray i Irlandës u bë pjesë e politikës në 2022./O.S

Të fundit

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e...

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi...

Tragjedia e Val di Stava: papërgjegjshmëria njerëzore që vrau një fshat të tërë

Më 19 korrik 1985, në një mëngjes të zakonshëm veror në veri të Italisë, lugina alpine e Val di Stava, pranë qytetit Tesero në...

Rihidhnin në treg produktet e skaduara, çfarë u zbulua brenda magazinës në Vorë

Policia ka njoftuar sot goditjen enjë rasti të rëndë në Vorë, ku subjekti tregtar “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u...

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e...

Lajme të tjera

Web TV