Shkurton ndihmat sociale dhe heq subvencionet për naftën/ Gjermania merr masa shtrënguese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje për masat shtrënguese shtesë për të reduktuar barrën mbi buxhetin federal për vitin 2024. Projektligji për financimin e buxhetit ndër të tjera përfshin uljen e diskutueshme të subvencioneve të naftës për fermerët, taksat më të larta për trafikun ajror dhe sanksione më të rrepta në fushën e ndihmës sociale për të papunët.

Këto masa kursimi janë të nevojshme sepse, sipas një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, qeveria duhet të kompensojë një mungesë financiare prej rreth 30 miliardë eurosh në buxhetin bazë, si dhe në fondin e klimës dhe transformimit.

Pavarësisht protestave, hiqen subvencionet për naftën për fermerët

Nga maji do të rriten taksat për biletat e fluturimeve me avion. Në varësi të destinacionit përfundimtar të udhëtimit, biletat duhet të rriten me pothuajse një të pestën – në 15,53 deri në 70,83 euro për pasagjer. Taksa e biletës do të paguhet për të gjithë pasagjerët që nisen nga aeroportet gjermane. Tarifat shtesë do të duhet të paguhen nga kompanitë ajrore, por ato do të mund t’ua kalojnë këto taksa pasagjerëve. Nisur nga kjo, qeveria në Berlin këtë vit pret të ardhura shtesë prej rreth 400 milionë eurosh.
Qeveria i qëndroi vendimit edhe për uljen shumë të diskutueshme të subvencioneve në sektorin e bujqësisë – pavarësisht protestave të fermerëve. Po flasim për heqjen graduale të stimujve tatimorë për naftën. “Është një kontribut i veçantë për uljen e subvencioneve që dëmtojnë klimën”, thuhet në projektin e qeverisë. Deri më tani fermerët kanë mundur të marrin një rimbursim të pjesshëm të taksës së energjisë për naftën, me kompensim prej 21,48 cent për litër.

Lexo edhe :  Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Koalicioni qeverisës gjerman në fakt fillimisht planifikonte të shkurtonte menjëherë dhe plotësisht këtë ndihmë, e cila jepet që nga viti 1951. Fermerëve dhe kompanive të prekura në sektorin agrar tani u është dhënë më shumë kohë për t’u përshtatur. Këtë vit, shkalla e subvencioneve do të ulet me 40 për qind, ndërsa në vitin 2025 dhe 2026 me 30 për qind shtesë. Nga viti 2026, këto subvencione nuk duhet të ekzistojnë më.

Drita jeshile për shkurtimin e ndihmave sociale

Kabineti dha dritën jeshile edhe për shkurtimin e planifikuar të ndihmës sociale për të papunët, të ashtuquajturin “Bürgergeld”. Në të ardhmen, zyrat e punësimit (Jobcenter)do të mund të anulojnë plotësisht për dy muaj, ndihmat për personat e papunë që refuzojnë me këmbëngulje punët e ofruara.

Pritet që kjo rregullore të sjellë kursime prej rreth 170 milionë euro në vit – 150 milionë për qeverinë federale dhe 20 milionë për komunat. Në të njëjtën kohë, ndihma e dhënë për banim dhe ngrohje nuk duhet të hiqet.

Përveç kësaj, do të hiqen edhe i ashtuquajturi bonusi i ndihmës sociale prej 75 euro në muaj, i cili është futur për trajnimin e mëtejshëm të të papunëve. Pritet që kjo të sjellë kursime shtesë prej 100 milionë eurosh. Trajnimet që synojnë marrjen e diplomës profesionale do të vazhdojnë të mbështeten me 150 euro në muaj.

Vendimi për buxhetin ndoshta në janar

Pasi qeveria mori një vendim për masat shtrënguese, parlamenti gjerman është tani në lëvizje. Qeveria pret që buxheti fillimisht të miratohet në janar në Bundestag dhe më pas në seancën e 2 shkurtit në Bundesrat. Deri atëherë në fuqi është i ashtuquajturi Menaxhimi i përkohshëm i buxhetit./O.S

Të fundit

Cërrik, 65-vjeçari mbytet në kanalin vaditës

Në fshatin Shtërmen, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në një kanal vaditës, shtetasi G. B., rreth 65 vjeç. Trupi i...

Vështirësi në përdorimin e e-Albania, bashkitë hapin zyra në ndihmë të qytetarëve

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania mund t’i drejtohen zyrave të posaçme që janë hapur nga bashkitë...

Javë ‘përvëluese’/ Paralajmëron meteorologu: Nuk do ta besoni sa do arrijnë temperaturat

Shqipëria do të përfshihet nga një valë të nxehti me temperatura ekstreme gjatë kësaj jave. Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje “live”, paralajmëroi se...

Falsifikonin datën e skadencës së produkteve, lihen në arrest shtëpie 2 vëllezërit

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi administrator dhe magazinier të një ambjeti që u gjetën produkte të skaduara në Vorë. Me kërkesë edhe...

Hidhet shorti i Conference League/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo në panik

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City janë njohur...

Lajme të tjera

Web TV