Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur se temperaturat e ulta kanë rritur rastet e njerëzve të infektuar me grip.
Sipas Bratajt në një javë ka patur 500 raste të personave që janë paraqitur me simptomat e gripit.
Ai është shprehur se gripi po dominon ndaj Covid -19.
“Faktor negativ eshtë ulja e temperaturave, viruset në temperatura të ulta janë më aktiv. H3N2 njihet nuk është një formë e re që të themi ka ndryshuar shtami.
Në javën e parë të janarit kemi pasur rreth 500 thirrje pa pasur parasysh ata që paraqiten vetë në spitale. Jemi në fazën e parë të rritjes së infeksionit të gripit në këtë moment. Tek gripi 80 -90 % e tyre rrinë në banesë, shumë pak i referohen spitalit nga ne, dhe jane ata që i përkeqësohen simptomat në fazen e dytë.
Numrat patjetër që janë të shtuar, bie në sy më shumë Tirana, për arsye se qyteti më i madh edhe pacienti që paraqitet më shumë është fëmija sepse kujdesi ka gjithmonë një mbivlerësim”, tha Brataj.
Mjeku këshillon qytetarët të shmangin qëndrimin gjatë në ambientet e mbyllura apon të mbipopulluara.Po ashtu të mos ngelizhojnë simptomat dhe të këshillohen tek mjeku.
“Dita e parë nuk ke pse shkon askund, është mjekim simptomatik kujdesi më i madh duhet të bëhet tek ajrosja tek hidratimi i fëmijës se disekulibrohen më shpejt se të rriturit. Temperatura është problem kur kalohet 39.
Rritja nuk është gjë e keqe, është tregues që organizmi reagon fuqishëm karshi virusit, kujdesi duhet bërë mos kalojë 39 dhe të parandalojmë ndonjë pasojë si konvulsionet që janë në përqindje shumë të vogël.
Nëse keto shenja fillojnë ditët e para 2- 3 ditë dhe fillojnë të bien domethënë është drejt shërimit, nëse rishfaqen pas disa ditësh temperatuara apo rëndesë simptomash si frymamrrje e shpejtë irritimi ose përgjymje ose qarje pa lot dehidratim aty duhet shkojë tek specialist”, deklaroi Brataj./ S.M