Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania kanë ftuar Romën zyrtare të jetë pjesë e sulmeve ajrore që ndërmorën ditën e djeshme kundër objektivave Houthi në Jemen.
Agjencia e lajmeve Reuters bën me dije se një “ftesë” e tillë është refuzuar nga Italia, e cila ka vendosur që të ndjekë një politikë “qetësuese” në Detin e Kuq.
Reuters raporton se qeveria e Italisë do të kishte nevojë për mbështetje nga Parlamenti në rast se do të dakordohej për të ndërmarrë një sulm ushtarak
“Holanda, Australia, Kanadaja dhe Bahreini ofruan mbështetje logjistike dhe inteligjente për sulmet”, thanë zyrtarët amerikanë./O.S