Ori i zuri vendin si opinioniste në ‘Big Brother’, tërbohet Zhaklin: Ajo nuk e meriton!

Disa ditë pas zyrtarizmit të lajmit, se Ori Nebiaj do të jetë krah Arbër Hajdarit në rolin e opinionistes në ‘Big Brother Vip 3’, Zhaklin Lekatari hedh thumbin e parë dhe me të drejtë të gjithë mendojnë njësoj: E ka me Orin!

Epo shumë vonoi… do të thoshte Populli në një rast të tillë. E kemi fjalën për ish-opinionisten e ‘Big Brother Vip 2’, Zhaklin Lekatari.

Disa ditë pas zyrtarizmit të lajmit, se Ori Nebiaj do të jetë krah Arbër Hajdarit në rolin e opinionistes në ‘Big Brother Vip 3’, Zhaklin Lekatari hedh thumbin e parë dhe me të drejtë të gjithë mendojnë njësoj: E ka me Orin!

Në një status të saj ditën e sotme, Zhaklin shkruan: “Meritokracia, kjo fjalë e panjohur në vendin tonë”.

Në fakt, doni apo nuk doni, Zhaklina ka të drejtë edhe këtë herë.

E para, për faktin që vërtet kjo fjalë nuk njihet në vendin tonë e ka qenë gjithmonë një debat i hapur mbi të.

E dyta, sigurisht që ‘faktorin X’ në kolltukun e opinionistit të Big-ut e ka më shumë Zhaklina se Ori.

Si fillim, Ori si deputete dhe një e re e këtij vendi, për më tepër shumë vite në media, nuk e mori një herë mundimin të mbante një fjalim në Kuvend, e për moshën, energjinë dhe shumë kauza që duhet të ketë si e re e si opozitare, duhet ta kishte shkundur e tundur një herë atë të shkretë foltore. Të paktën në formë, më shumë sesa në përmbajtje, t’i ngjante pak shoqes së saj të ngushtë, zonjës Grida.

Ndërsa tani thotë se do të flasë në ‘Parlamentin e Big-ut’, se aty dëgjohet.

Lexo edhe :  Rihanna bëhet nënë për herë të tretë, zbulon emrin e foshnjes

E dashur Ori, të kanë votuar shqiptarët t’u qash ndonjë hall në Parlament, jo në Big…

Na falni, se na mori rrjedha e lajmit e nuk po e mbyllim dot. Kaq dmth… !/   S.M